Connect with us

Lajme nga vendi

Rritet shkalla e vdekshmërisë në Maqedoni, më shumë vdesin burra, më shpesh për shkak të sëmundjeve të sistemit të qarkullimit të gjakut

Published

on

Numri i vdekjeve në vend u rrit me 0.1 për qind vitin e kaluar. Burrat vdesin më shpesh, mesatarisht 4.9 vjet më herët se gratë, ndërsa në mbi një të tretën e rasteve, shkaku i vdekjes janë sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Sipas muajit të vdekjes, numri më i madh i rasteve, 2.010, u regjistrua në janar, dhe më i vogli, 1.518, në prill.

Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve prej 20.201, një numër më i madh, 10.604 ose 52.5 përqind, ishin burra, krahasuar me 9.597 ose 47.5 përqind gra.

Mosha mesatare e vdekjeve të meshkujve është 71.9 vjeç, ndërsa 76.8 vjeç për vdekjet e femrave, ose 4.9 vjet më e lartë se mosha mesatare e grave.

Pati 47 vdekje të foshnjave, dhe pjesa e tyre është 0.2% për 100 vdekje.

Advertisement

Lajme nga vendi

Për një muaj, policia ka shqiptuar 161 sanksione për xhama të errësuar në makina

Published

on

Nga MPB njoftojnë se në periudhë brenda një muaji kanë shqiptuar 161 gjoba për errësim të xhamave të veturave në mënyrë të paligjshme

“Gjatë periudhës nga 1 deri më 31 korrik 2025, Sektori për Punë Rrugore pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka kryer kontrolle të trafikut në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të sanksionuar drejtuesit e automjeteve që nuk përmbushin kushtet e përcaktuara ligjërisht në lidhje me errësimin e xhamave të automjeteve. Gjatë kontrolleve janë sanksionuar gjithsej 161 pjesëmarrës në trafik. Të gjithë shkelësve u janë përgatitur parashtresa përkatëse”, thonë mes tjerash nga MPB.

Nga MPB shtojnë se do të vazhdojnë kontrollet në trafik.

“Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik të respektojnë rregullat dhe ligjet rrugore, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, theksojnë nga MPB.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve vendoset arsimi formal fillor në kushte spitalore për fëmijët që kanë mjekim afatgjatë

Published

on

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu dhe Marija Vuk, kryetare e OJQ SANO – Shoqatë e cila ndihmon fëmijët me kancer, sot në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, do të paralajmërojnë vendosjen e arsimit formal fillor në kushte spitalore për fëmijët, të cilët kanë mjekim afatgjatë.

Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve po mjekohen fëmijë me sëmundje të rënda, mes të cilave dhe kancer, të cilët deri tani nuk kanë mundur të ndjekin arsimin fillor.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) thonë se për shkak të pushimeve verore, ka frekuencë të shtuar të automjeteve, në pikat kufitare Bogorodicë dhe Tabanocë, ku koha e pritjes është rreth 10 minuta, në pikat e tjera kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Gjithashtu nga LAMM rekomandojnë përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të trafikut dhe vozitje të kujdesshme, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat