Connect with us

Lajme nga vendi

Mickoski: Për të kryer reformat në vend nevojitet një administratë publike përgjegjëse dhe profesionale

Published

on

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski ka kërkuar një administratë publike të përgjegjëse dhe profesionale në mënyrë që kryhen reformat në vend.

“Pa një administratë publike të fuqishme, profesionale, përgjegjëse dhe të respektuar, nuk ka as shtet, as reforma, as demokraci të vërtetë. Urime festa për punën tuaj, për përkushtimin tuaj, për qëndrueshmërinë tuaj, ndonjëherë edhe në kushte të vështira dhe dekurajuese”, thotë Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në ngjarjen e sotme me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Administratës Publike.

Mickoski theksoi se dita e sotme nuk është vetëm një formalitet, por një thirrje për reforma dhe, më në fund, kapërcim të sëmundjeve që prej shumë kohësh e gërryejnë administratën publike.

“Por dita e sotme nuk është vetëm një formalitet. Ajo është edhe një thirrje. Thirrje për një kthesë. Thirrje për reformë. Thirrje për t’i tejkaluar përfundimisht sëmundjet që prej shumë kohësh e gërryejnë administratën publike dhe për të cilat duhet të jemi të vetëdijshëm: partizimi, nepotizmi, joefikasiteti, klientelizmi”, tha Mickoski.

Mickoski shtoi se erdhi koha për ndryshim. Ndryshim të vërtetë.

Advertisement

“Po i ndërtojmë themelet e ndryshimeve. Për kohën tënde që po vjen. Për një kohë në të cilën dija dhe puna do të jenë më të rëndësishme se libreza partiake. Për një kohë në të cilën institucioni do t’i shërbejë qytetarit, e jo qytetari institucionit. Për një kohë në të cilën profesionalizmi do të jetë standard, e jo përjashtim. Për një kohë në të cilën nëpunësi do të jetë krenar që është pjesë e administratës publike, ndërsa qytetari do të dijë se do të marrë shërbim me respekt, në mënyrë efikase dhe digjitale”, tha Kryeministri.

Kryeministri Mickoski theksoi se gjatë vitit të kaluar ka filluar aksioni “Të gjithë së bashku për një administratë publike profesionale dhe cilësore”, i cili paraqet bazë për transparencë dhe shumë projekte të tjera.

“Në këto 12 muaj, nuk kemi premtuar – por kemi punuar. E kemi nisur aksionin “Të gjithë së bashku për një administratë publike profesionale dhe cilësore”, si bazë për një proces transparent dhe të qëndrueshëm të konsultimeve gjatë hartimit të ligjeve.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat