Connect with us

Lajme nga vendi

Minçev: Ligji për Përfaqësim të Drejtë do t’i dërgohet Komisionit së Venecias, punësimi do të bazohet në kompetencë

Published

on

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev tha se Ligji për përfaqësim të drejtë do të shqyrtohet sot në një seancë qeveritare, pas së cilës do t’i dërgohet Komisionit të Venecias, dhe më pas do të hyjë në procedurë parlamentare.

Në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me punësimin sipas këtij ligji, Minçev theksoi se qëllimi është që punësimi të bazohet në kompetencë dhe cilësi.

“Ky ligj për përfaqësim të drejtë, i cili duhet të them se është një kategori kushtetuese që rrjedh nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, u përgatit nga një grup ekspertësh në Qeveri. Ligji do të shqyrtohet sot në një seancë qeveritare dhe do t’i përcillet Komisionit të Venedikut. Ajo që është e rëndësishme në lidhje me këtë ligj është se punësimi do të bazohet në kompetencë, cilësi dhe profesionalizëm.

Balancuesi është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese dhe për këtë arsye motivi ishte që ky ligj të bëhej nga një grup ekspertësh kushtetues. Modeli i përfaqësimit të drejtë do të rregullohet me akte nënligjore, por pas çdo vërejtjeje të mëparshme nga Komisioni i Venecias”, deklaroi Minçev.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj projektligjit të propozuar për përfaqësim të drejtë. Nga BDI thonë se ligji synon të zëvendësojë Balancuesin, një instrument ligjor dhe detyrues për pasqyrimin e realitetit demografik në institucionet publike, me një strukturë të paqartë, joefektive dhe politikisht sterile, siç është një “organ koordinues”.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat