Lajme nga vendi
Filipçe: Siç ka filluar VMRO-DPMNE, më e keqja ende nuk ka ardhur
Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe foli për vitin e parë të VMRO-së, duke paralajmëruar se vendi po fundoset, ndërsa zyrtarët qeveritarë fshihen pas fjalëve boshe dhe sukseseve të rreme.
“Pasi kuptoi se pakënaqësia po rritet dhe qytetarët ndihen të mashtruar, VMRO-DPMNE thotë se më e mira ende nuk ka ardhur. Pas katër vitesh qeverisje lokale dhe një qeverie qendrore, VMRO-DPMNE thotë: mos shikoni se çfarë kemi bërë deri më tani, por shikoni drejt së ardhmes”, tha Filipçe nga Kavadari.
Filipçe reagon ndaj, siç theksoi ai, përpjekjeve të qeverisë për të relativizuar dështimin e vet.
“Por kam një mesazh për Mickoskin, pasnesër dihet. Dhe mëngjesi që duhej të sillte shpresë, krenari dhe perspektivë, solli vetëm poshtërim, pakujdesi, arrogancë dhe kokëfortësi. Ndërsa Mickoski mban konferenca për shtyp për “sukseset” që askush nuk i ka parë, fermerët mbeten pa asnjë qindarkë mbështetje, ekonomia është e bllokuar, me rritje negative.
Nuk ka rimbursim të TVSH-së për kompanitë, nuk ka rritje të pagave. Nuk ka reforma në gjyqësor. Nuk ka masa për çmimet. Ka vetëm borxhe, 7 miliardë euro borxh të ri në një vit. Ka edhe inflacion galopant, në një kohë kur autoritetet po na bindin se jemi një ‘tigër’ ekonomik”, shtoi Filipçe, duke theksuar absurditetin e narrativave të qeverisë në krahasim me realitetin.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

