Connect with us

Lajme nga vendi

VLEN: “One Stop Shop“ në Tabanoc, një lehtësim për mërgatën që vlen

Published

on

Koalicioni VLEN në një postim në Facebook thanë se: Në prag të sezonit të pushimeve verore, përshëndesim miratimin e  ligjit nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vënien në funksion të sistemit “One Stop Shop” edhe në pikën kufitare të Tabanocës. Kjo nismë përfaqëson një përparim të rëndësishëm në modernizimin dhe përmirësimin e procedurave kufitare për qytetarët tanë, sidomos për mërgatën, që për dekada është përballur me pritje të gjata dhe vështirësi të shumta në kalimin e kufirit.

Pas përvojës së suksesshme në pikat kufitare të Bllacës dhe Jazhincës, shtrirja e këtij modeli në Tabanoc është dëshmi e angazhimit të qeverisjes për të sjellë efikasitet dhe trajtim dinjitoz në raport me qytetarët, duke e kthyer kalimin në kufi nga një proces i lodhshëm në një procedurë të thjeshtë dhe të shpejtë.
Shteti dhe institucionet kanë detyrë t’i shërbejnë qytetarëve, jo t’i vështirësojnë jetën me burokraci dhe pritje të panevojshme.

VLEN, si forcë politike që ka promovuar këtë reformë, është i përkushtuar të përmirësojë vazhdimisht cilësinë e shërbimeve publike dhe të rikthejë besimin e qytetarëve në shtet.
Modeli “One Stop Shop” është më shumë se një procedurë e thjeshtë administrative. Ky model përfaqëson një vizion të ri të administratës, që i jep qytetarit respektin dhe vlerën që meriton, veçanërisht mërgatës sonë, e cila luan rol thelbësor në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

VLEN do të vazhdojë me përkushtim rrugën e reformave konkrete, që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, duke synuar një shtet të drejtë, transparent dhe me shërbime cilësore.
I urojmë mirëseardhjen mërgatës në vendlindje dhe jemi të vendosur që kalimi i kufirit të jetë më i lehtë, më i shpejtë dhe me dinjitet.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat