Lajme nga vendi
ASH: Shqetësimi i Brukselit për “Botën Serbe” në Maqedoni – Taravari paralajmëroi prej kohësh
Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim lidhur me përmbajtjen e draft-rezolutës së Parlamentit Evropian, e cila evidenton ndikimin destabilizues të konceptit të ashtuquajtur “Bota Serbe” në Maqedoninë e Veriut dhe në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
https://we.tl/t-T4ov6VxMM0 (Në ketë vegëz gjindet paralajmërimi i Arben Taravarit në intervistën “Poltico” për ndikim sërb në RMV)
Në këtë dokument të rëndësishëm, të bazuar në raportin e eurodeputetit Tomas Waitz, thuhet qartë se Bota serbe po zhvat sovranitetin e Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit, dhe për këtë ka përkrahje dhe promovim nga përfaqësues të Qeverisë në Shkup.
Këto konstatime përputhen plotësisht me paralajmërimet e përsëritura të liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili në intervistën e fundit për emisionin “Politiko” në televizionin Kanal 10 të Kosovës theksoi se nëse bisedoni me njerëz kompetentë nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, është i pamohueshëm ndikimi serb, posaçërisht në vitin e fundit si asnjëherë më parë në këto 35 vite. Ndikimi ka të bëjë me fushën e sigurisë, në politika dhe në investime. Nëse analizoni investimet që planifikohen nga VMRO-DPMNE, ato nuk i shërbejnë askujt tjetër përveç politikave serbe”.
Raporti i Parlamentit Evropian kërkon hapjen e arkivave të UDBA-s dhe KOS-it në Maqedoni dhe Serbi, si një hap domethënës drejt zbardhjes së së kaluarës totalitare dhe forcimit të demokracisë dhe transparencës institucionale.
Në draft-rezolutë theksohet se Maqedonia e Veriut mbetët objekt i operacioneve armiqësore për ndikim të huaj… veçanërisht përmes mediave në gjuhën serbe, të cilat përhapin narrativa të Kremlinit dhe gëzojnë ndikim të konsiderueshëm.
Po ashtu, dokumenti ngre shqetësime serioze për rrjete ruse të ndikimit dhe për aktivitetet propagandistike të Kinës përmes mediave vendore, investimeve me klauzola detyruese dhe huave me kushte asimetrike – përfshirë një hua të marrë nga Hungaria për Maqedoninë e Veriut, e cila dyshohet se është me origjinë kineze.
Aleanca për Shqiptarët paralajmëron se përfshirja e thellë e strukturave të “botës serbe” në vend, përmes kanaleve të mediave, investimeve politike dhe strukturave të errëta të sigurisë, përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për orientimin euroatlantik të shtetit dhe për bashkëjetesën ndëretnike në Maqedoninë e Veriut.
Ne i bëjmë thirrje të gjitha forcave progresive, partive politike, shoqërisë civile dhe mediave të lira që të qëndrojnë në anën e demokracisë dhe të kundërshtojnë çdo përpjekje për instrumentalizim të shtetit në funksion të agjendave të huaja destruktive.
Më 8 korrik në Strasburg pritet të zhvillohet debati për këtë dokument alarmues. Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të ngrejë zërin në të gjitha nivelet për ta mbrojtur karakterin demokratik, pluralist dhe euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.
Aleanca për Shqiptarët
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

