Lajme nga vendi
Nxënësit sot e kanë afatin e dytë për regjistrim në shkollat e mesme, mbi 16.000 vende të lira
Gjysmë maturantët e shkollave të mesme që nuk u regjistruan në arsimin e mesëm për vitin skollor 2025/2026 gjatë regjistrimit të parë në qershor kanë një mundësi të dytë për t’u regjistruar sot, gjatë regjistrimit të dytë elektronik këtë muaj. Dokumentacioni i nevojshëm do t’u dorëzohet shkollave nesër, dhe lista e nxënësve të regjistruar do të publikohet të mërkurën (2 korrik) deri në orën 12:00.
Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) të mbledhura nga shkollat, ka 16,034 vende të lira për regjistrimin e nxënësve për regjistrimin e dytë të qershorit: 10,758 për mësim në gjuhën maqedonase, 4,781 në gjuhën shqipe, 474 në gjuhën turke dhe 21 vende të lira për mësim në gjuhën serbe. Ka 3,727 vende të lira për arsimin e mesëm dhe 12,307 për arsimin profesional.
Pas aplikimit të parë, të kryer nga 14 deri më 17 qershor, u regjistruan gjithsej 13,712 nxënës nga 16,601. Nga këta, 10,172 nxënës u regjistruan për mësim në gjuhën maqedonase, 3,248 për gjuhën shqipe, 279 për mësim në gjuhën turke dhe 13 nxënës për gjuhën serbe.
Ashtu si në vitet e fundit, arsimi profesional është më tërheqës për nxënësit, kështu që në periudhën e parë të regjistrimit të qershorit, mbi dyfish më shumë nxënës u regjistruan në shkollat profesionale (9,469) sesa në shkollat e mesme (4,243).
Për arsimin e mesëm, konkursi për regjistrimin e nxënësve tashmë ka përfunduar në shkollat e mesme “Josip Broz Tito” në Manastir dhe shkollat e mesme “Nikola Karev” në Shkup. Pas aplikimit të parë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikoi edhe informacion në lidhje me shkollat në të cilat është përfunduar Konkursi për regjistrimin e nxënësve në arsimin profesional për sektorë/kualifikime të caktuara.
Për nxënësit që nuk do të regjistrohen në shkollën e mesme në afatin e qershorit, mundësia tjetër është afati i gushtit në shkollat ku do të ketë vende të lira. Regjistrimi elektronik do të jetë më 21 gusht, dhe dokumentacioni i kërkuar do të duhet të dorëzohet në shkolla në të njëjtën ditë. Lista përfundimtare me rezultatet e regjistrimit do të publikohet më 22 gusht.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

