Connect with us

Lajme nga vendi

Rritja natyrore negative në Maqedoni, vitin e kaluar 4.140 vdekje më shumë sesa lindje

Published

on

Rritja natyrore e popullsisë vitin e kaluar ishte negative si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale. Vitin e kaluar kishte 4.140 persona të vdekur se sa numri i lindjeve. Numri më i madh i vdekjeve ishte në zonat urbane. Rajoni i Shkupit ka pjesën më të madhe në numrin e përgjithshëm të lindjeve me 40.4%, ndërsa rajoni lindor ka pjesën më të vogël me 5.8%, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave në RMV.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës në zonat urbane në vitin 2024, në zonat urbane kanë lindur të gjallë 9.694 fëmijë, që përbën 60.4% të numrit të përgjithshëm të lindjeve të gjalla, ndërsa kanë vdekur 12.826 persona, që është një rritje negative natyrore prej -3.132 personash.

Në zonat rurale në vitin 2024, ka pasur 6.367 fëmijë ose 39.6% të numrit të përgjithshëm të lindjeve të gjalla, ndërsa kanë vdekur 7.375 persona, që është një rritje negative natyrore prej 1.008 personash.

Rajoni i Shkupit ka pjesëmarrjen më të madhe në numrin e përgjithshëm të lindjeve me 40.4%, ndërsa rajoni lindor ka pjesëmarrjen më të vogël me 5.8%. Ndërsa në numrin e përgjithshëm të vdekjeve, sipas rajoneve, rajoni i Shkupit ka pjesëmarrjen më të madhe me 30.3%, ndërsa rajoni verilindor ka pjesëmarrjen më të vogël me 8.0%.

Numri i vdekjeve të foshnjave në zonat urbane është 28, ndërsa 19 foshnje kanë vdekur në zonat rurale.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat