Lajme nga vendi
Kasami: 100 trotinetë të rinj elektrik në Tetovë
Kreu i komunës së Tetovë, Bilall Kasami ka njoftuar që nga sot në qytet do të operojnë 100 trotinetë elektrikë, të cilët qytetarët mund t’i marrin me qira për relacione të shkurtra. Kasami tha se minuti do të kushtojë 6 denarë, ndërsa përdoruesit duhet të jenë mbi moshën 13 vjeçe, ndërsa shpejtësia është e kufizuar në 25 km/h.
“Me vetëm një aplikacion në dorë, ti lëviz lirshëm në qytet, vetëm 6 denarë për minut. Përdoruesi duhet të jetë mbi 13 vjeç. Helmetë dhe jelek reflektues të detyrueshëm në kushte të caktuara. Shpejtësia e kufizuar në 25km/h, sepse siguria është mbi të gjitha. Ndalohen: vozitja nga më shumë se një person, heqja e duarve nga timoni si dhe transporti i sendeve!”, ka shkruar Kasami.
Lajme nga vendi
SHKËNDIJA ME FITORE NISI CIKLIN E NDESHJEVE KONTROLLUESE
Në ndeshjen e parë kontrolluese që zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore Shkëndija mundi AP Brerën me rezultatin 3-0
Shkëndija e Tetovës në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit, krahas seancave intensive stërvitore, sot zhvilluan edhe kontrolluesen e parë me ekipin AP Brera nga Strumca. Në ndeshjen e parë kontrolluese që sot u zhvillua në terrenin e kompleksit sportiv të FFM-së në Shkup, pas 90 minutave lojë ku trajneri Jeton Beqiri në lojë inkuadroi pjesën më të madhe të lojtarëve që ka në disponim ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0
Autor të golave për ekipin kuqezi ishin Atdhe Mazari në pjesën e parë , ndërsa Besart Ibraimi realizoi dy gola në pjesën e dytë
Shkëndija pas kësaj ndeshje të shtunën do të zhvendoset në Antalia të Turqisë ku do të vazhdoj fazën kryesore të përgatitjeve deri më 1 shkurt ku parashihen edhe katër ndeshje kontrolluese ndërsa e para është më 20 janar kundër ekipit ukrainas Oleksandrya.
Shaban Sinani – TV KOHA
Lajme nga vendi
ASH (Sela): Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë
Lajme nga vendi
Taravari: Sela dhe Thaçi po presin para derës së Qeverisë
Kryetari i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se ish-bashkëpartiaku i tij, Ziadin Sela, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, po qëndrojnë “para derës së Qeverisë”, duke pritur të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar.
“E shihni, Sela dhe Menduh po qëndrojnë para derës së Qeverisë, ndërsa unë në vitin 2024 e lashë Qeverinë për të sjellë ndryshim. E lashë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të përgjegjësisë. Po ashtu, mendova se ishte e arsyeshme të zhvilloja partinë. Brenda VLEN-it ka sa të duash thika pas shpine, shqiptarët nuk po avancojnë, ndërsa eurointegrimi nuk shihet askund. Dy herë e lashë Qeverinë dhe sakrifikova shumë, por nuk e dija se ka njerëz që japin gjithçka vetëm për poste,” tha Taravari, ndër të tjera, në emisionin “Klik Plus”.(INA)

