Lajme nga vendi
Gjatë seancës së sotme të këshillit të Komunës së Tetovës, është janë miratuar dy programat zhvillimore respektivisht projektet infrastruktrurore 2025-2027
Gjatë seancës së sotme të këshillit të Komunës së Tetovës, është janë miratuar dy programat zhvillimore respektivisht projektet infrastruktrurore 2025-2027. Në këto programa janë paraparë, ndërtimi i dy objekteve shkollore, ndërtimi i objektit të komunës së Tetovës si dhe vazhdimi i bulevardeve deri në përfundimin e tyre. Vlera e projektet ështrë 18 milion euro, tha kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami.
“Bëhet fjalë gjithashtu edhe për kofinancim të projekteve të cilat do të realizohen me të ashtu quajturën kredi holandeze, por për komunat do jenë si grant, me çrast komuna e Tetovës, ka paraparë që, nëse, ofertat e operatorëve ekonomik janë më të larta nga financimi i Qeverisë, pjesën e mbetur ta mbuljoë komuna e Tetovës. Pra fjala është për një vlerë investimesh kapitale në infrastrukturën e komunës në një vlerë që tejkalon mbi 18 milion euro, me çka 11 janë financim nga Qeveria ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga komuna e Tetovës” deklaroi kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami.
Sipas Kasamit, fokusi kryesorë i investimit në katër vitet e ardhshme në kuadër të programës zhvillimore, do të jetë ndërtimi i dy shkollave të mesme.
“Në kuadër të këtyre projekteve, është ndërtimi i dy shkollave për “& Marsin” dhe shkollës Tekstile. Ndërtimii objektit të komunës së Tetovës këtu ku ishin barakat e inspektoratit, dhe vazhdimi i bulevardit VS Bato nga Kazerma deri në Poroj. Është edhe rreth rruga qarkore në kodër të Diellit dhe dy kanalizime që janë fokusi kryesor i komunës së Tetovës”.
Ndryshe, në Seancën e sotme u dha dritë jeshile edhe për përfundimin e Bulevardit tek kazerma e qytetit, i cili për më shumë se dhjetë vite, rrin pa asfaltuar shkaku i mos arritjes së pajtimit me disa banorë për rënimin e objekteve të tyre. Në seancën e sotme të këshillit, u dha po ashtu informacioni se marrëveshja është nënshkruar dhe se javën e ardhshme, ky bulevard që mbyt banorët në pluhur e baltë për tash e dhjetë vite, më në fund të asfaltohet
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

