Connect with us

Lajme nga vendi

Vazhdon grumbullimi I mbeturinave në fshatrat e Malësisë

Published

on

Kompania për menaxhimin e mbeturinave Saubermacher Tetovë njofton banorët e fshatrave Brodec, Veshallë, Bozovcë, Lisec, Rasadishte, Gjermë, Shipkovicë, Sellcë, Vejcë, Llacë, ka bërë të ditur se vazhdon të kryejë grumbullimi i rregullt i mbeturinave komunale në zonat rurake në përputhje me orarin e paracaktuar dhe planin operativ të dakorduar me komunën e Tetovës. Sipas orarit të publikuar, ditën e hënë, ditën e martë dhe mërkurë, do të bëhet gurmbullimi I mbeturinave në fshatin Shipkovicë dhe Sellcë, ditën e enjte Gajre –Sellcë- Llacë. ditën e premte Rasadisht-Lisec- Llacë, ditën e shtunë Brodec Veshallë Bozovcë. Kompania për menaxhimin e mbeturinave Saubermacher Tetovë njofton se duke pasur parasysh sfidat që paraqet terreni malor dhe kushtet atmosferike, mund të ketë raste të vonesave të pashmangshme në mbledhjen e mbeturinave dhe në raste të tilla, qytetarët të njoftojnë sa më shpejtë që të jetë e mundur, në mënyrë që të reagohet  me efikasitet.“Ju inkurajojmë që të kërkoni faturat për shërbimin e grumbullimit të mbeturinave nëse nuk i keni pranuar nga posta. Në raste të tilla, është e mundur që të mos jeni të regjistruar në sistem. Për të përfituar shërbimet rregullisht, është e domosdoshme të jeni të regjistruar dhe të kryeni pagesat në mënyrë të rregullt” njoftuan nga Kompania për menaxhimin e mbeturinave Saubermacher Tetovë.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat