Connect with us

Lajme nga vendi

VLEN: E vërteta që BDI do ta fshehë me shpifje është se në 20 vite qeverisje nuk ka asnjë shqiptar në disa institucione

Published

on

Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se “për çdo ditë, BDI përhap shpifje të ulëta dhe të paturpshme kundër qeverisjes së VLEN-it, duke tentuar të mashtrojë opinionin publik me pretendime boshe për gjoja rënie të përfaqësimit të shqiptarëve nëpër institucione”. Nga VLEN thonë se e vërteta është ndryshe dhe faktet flasin qartë.

“Po kjo BDI që sot bërtet për përfaqësim, ka qenë për 20 vite në pushtet dhe në këtë periudhë ka lënë shqiptarët zero të përfaqësuar në shumë prej institucioneve kyçe të shtetit. Ja disa nga dëshmitë të kësaj hipokrizie: 0 shqiptarë në Njësinë Speciale “Tigrat”; 0 shqiptarë në Njësinë Speciale “Ujqit”; 0 shqiptarë në Njësinë e Ndërhyrjes së Shpejtë; 0 shqiptarë në Drejtorinë e Zonave të Lira Ekonomike; 0 shqiptarë në Akademinë e Shkencave; 0 shqiptarë në Agjencionin e Filmit”.

“BDI nuk ka as moral dhe as të drejtë të flasë për përfaqësim, ajo është partia që e ka tradhtuar Marrëveshjen e Ohrit dhe gjakun e dëshmorëve, të cilët luftuan pikërisht për përfaqësim të drejtë dhe barazi në çdo institucion. Për BDI-në, shqiptarët në këto institucione kanë qenë të barabartë me zero!”, thonë nga VLEN.

Më tej shtojnë se ata nuk do të lejojë më që mashtrimet të bëhen standard.

“Ne do të vazhdojmë ta publikojmë të vërtetën, të nxjerrim në shesh çdo institucion ku shqiptarët janë përjashtuar dhe të punojmë për barazi të vërtetë! Dhe sa rëndësi i kushton VLEN shqiptarëve, tregon fakti që vetëm për 1 vit qeverisje po sjellim Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili, përveç përmirësimit të numrit të përfaqësuesve shqiptarë, garanton edhe cilësi më të lartë, duke siguruar që ata të jenë profesionistë dhe me ndikim real në vendimmarrje”, thonë nga VLEN.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat