Sport
RENDITJA FIFA: NGRITEN MAQEDONIA DHE KOSOVA , SHQIPËRIA HUMBË DY POZICIONE

Në rënditjen e fundit të publikuara nga FIFA, reprezentacioni i Maqedonisë dhe ai i Kosovës kanë ngritje, ndërsa Kombëtarja e Shqipërisë ka humbë dy pozicione në krahasim me renditjen e para një muaji
FIFA ka publikuar rënditjen e re të kombëtareve, ku Shqipëria ka humbur dy pozicione dhe tashmë mban vendin e 68-të.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka shënuar ngritje për disa pozicione në rang listën më të re të FIFA-s. Reprezentacioni ynë me barazimin ndaj Belgjikës dhe fitoren në transfertën ndaj Kazakistanit, arritën që të ngjiten 5 pozicione më lartë në FIFA, ku tashmë nga vendi i 67-të, Maqedonia renditet e 62-ta. Ndërkohë Shqipëria ka pësuar rënie në këtë rang listë, duke humbur dy pozicione, që le kuqezinjtë në vendin e 68-të, teksa Kosova është në pozitën e 97-të.
Kosova në anën tjetër vijon të fitojë pozicione. Tashmë mban vendin e 95-të. Ky është edhe rekord i ri për “dardanët”, që më parë mbanin vendin e 97-të.
Sa i përket kreut të listës, në mesin e 5 përfaqësueseve më të mira nuk ka ndryshime, ku Argjentina vazhdon të kryesoj renditjen, duke u ndjekur nga Spanja, Franca, Anglia dhe Brazili. Top 10-shja kompletohet me Portugalinë, Holandën, Belgjikën, Gjermaninë dhe Kroacinë.
Sport
KOMBËTARJA SHQIPTARE NISI PËRGATITJET PËR NDESHJET E SHTATORIT

Në prag të ndeshjes miqësore kundër Gjibraltarit dhe ndeshjes kualifikuese kundër Letonisë, kombëtarja shqiptare ka filluar përgatitjet në Malaga të Spanjës
Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e djeshme stërvitjen e parë në kuadër të grumbullimit për ndeshjet ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Silvinjo realizoi ushtrime aktivizuese dhe skema tekniko-taktike, ku 20 lojtarë u stërvitën në mënyrë të rregullt, ndërsa Rey Manaj, Mirlind Daku dhe Arlind Ajeti iu bashkuan grupit në pasditen e vonë.
Nga dita e nesërme do të jenë në dispozicion të stafit teknik edhe Cristian Shpendi dhe Enis Çokaj, duke plotësuar kështu grupin tërësisht.
Kombëtarja shqiptare është duke i zhvilluar përgatitjet në Malaga të Spanjës për ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit në transfertë më 4 shtator dhe më pas ndaj Letonisë më 9 shtator në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.
Shqipëria është Grupin K, së bashku Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorë. Aktualisht grupin e kryeson Anglia me 9 pikë, ndërsa Shqipëria me 1 fitore, 2 barayime dhe 1 disfatë aktualisht mbanë pozitën e dytë.
Sport
MËSOHEN ÇEREKFINALISTËT E US OPEN NË DY KATEGORITË

Me përfundimin e raundit të katërt të grand slam të tenistët US Open që mbahet në Nju Jork dhe tanimë dihen çerek finalistët ku dominojnë favoritët.
Pas përfundimit të raundit të katërt të grand slam US Open janë përcaktuar tetë tenistët çerek finalistë në të dyja kategoritë, në mesin e të cilëve është edhe aktualisht numri një në botë Jannik Sinner
Tenisti italianë mundi Aleksandër Bublik me rezultatin 3-0 në sete 6-1,6-1 dhe 6-1, ndërkohë që një biletë për në çerekfinale ka siguruar edhe tenisti tjetër italian Lorenzo Museti si dhe australiani Alex de Minaur dhe kanadezi Auger Aliassime i cili deklasoi Aleksandar Rublevin 3-0 në sete për 2 orë e 17 minuta.
Sport
REPREZENTACIONI NISI PËRGATITJET PËR DY NDESHJET E SHTATORIT

Reprezentacioni ‘A’ i Maqedonisë mbrëmë ka zhvilluara seancën e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e shtatorit. Në grumbullimin e parë munguan Mitrovsi i cili është i lënduar, ndërsa Elif Elmaz dhe Bojan Miovski sot do t’i bashkëngjiten ekipit.
Përfaqësuesja A e Maqedonisë ka filluar përgatitjet për ndeshjet e radhës, një miqësore kundër Arabisë Saudite Lihtenshtajnit. Në grumbullimin e djeshëm nga futbollistët e ftuar ka munguar DimitarMitrovski i cili shkaku i lëndimit nuk do të jetë pjesë e ndeshjeve të shtatorit. Ndërsa dy futbollistët Elif Elmas dhe Darko Çurlinov të cilët munguan në seancën e parë stërvitore reprezentacionit do ti bashkëngjiten gjatë ditës së sotme dhe do të jenë së bashku me futbollistët tjerë të ftuan nga seleksionuesi Bllagoja Milevski.
Reprezentuesi Bojan Miovski, i cili para dy ditëve u transferua te gjiganti skocez Glasgou Ranxhers, foli rrugëtimin e tij të ri dhe për ndeshjet e radhës të reprezentacionit tonë.
“Kur erdhi oferta nga Rangers, nuk hezitova, trajneri më dha mbështetje shtesë dhe jam i lumtur për këtë. Debutova kundër Celtic, ishte hera e parë që ndjeva atë atmosferë, e dimë si është rivaliteti midis dy ekipeve. Në Girona, jo gjithçka ishte mirë, patëm një sezon të keq, kolektivisht dhe individualisht. Thjesht isha atje në kohën e gabuar dhe më duhej të merrja një vendim për të ardhmen time. U ktheva në ligën skoceze ku më parë luaja në Aberdeen, por tani në një klub shumë më të madh dhe historik,”deklaroi Bojan Miovski
Miovski në pritje të ndeshjes miqësore me Arabinë Saudite dhe posaçërisht ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026 kundër Lihtenshatjint tha se duhet angazhim maksimal për të arritur objektivat
“Kemi formë pozitive në ekipin kombëtar, shpresoj se do të vazhdojmë atë ritëm të mirë në ndeshjet që do të vijnë. Duhet të përgatitemi mirë për Arabinë Saudite, e cila është një ekip kombëtar shumë serioz, dhe pastaj të përqendrohemi sa më shumë të jetë e mundur te Lihtenshtajni. Sot nuk ka ekipe të dobëta dhe ndeshje që janë fituar paraprakisht.” tha Miovski
Maqedonia ndeshjen miqësore kundër Arabisë Saudite do ta zhvillon më 4 shtator në Pragë, ndërsa ndeshja kualifikuese për Botërorin 2026, kundër Lihtenshtajnit do ta zhvillon në arenën ‘’Todor Proeski’’ në Shkup më 7 shtator
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve