Lajme nga vendi
BDI: Zgjedhjet lokale, referendum edhe për orientimin evropian të vendit
Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se zgjedhjet e ardhshme lokale nuk janë thjesht një garë për qeverisjen komunale, ato janë një referendum politik për të ardhmen strategjike të vendit dhe për orientimin e tij drejt familjes evropiane.
“Sot, më shumë se kurrë, është e qartë se beteja për komunat është betejë për shtetin. Raporti më i fundit i miratuar nga Parlamenti Evropian, me shumicën dërrmuese prej 461 eurodeputetësh nga të gjitha grupimet politike, e konfirmon zyrtarisht se Maqedonia e Veriut po ekspozohet gjithnjë e më tepër ndaj ndikimeve destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë, pjesë e projektit gjeopolitik të ashtuquajtur ‘Bota Serbe’”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.
Ky është një alarm serioz për të gjithë qytetarët që besojnë në vlerat euroatlantike dhe në të ardhmen demokratike të shtetit, thuhet më tej në njoftim.
“Nuk kemi më të bëjmë me një qëndrim partiak apo retorikë politike, kemi të bëjmë me një realitet të konfirmuar nga partnerët tanë evropianë. Për më tepër, në këtë periudhë të qeverisjes pa legjitimitet etnik, vendi ka hyrë në një cikël të rrezikshëm regresi institucional dhe përkeqësimi të marrëdhënieve ndëretnike. Marrëdhëniet ndëretnike janë dëmtuar rëndë, është rikthyer majorizimi, është shfuqizuar përfaqësimi, janë shkelur të drejtat kolektive të shqiptarëve dhe është thelluar diskriminimi në institucionet shtetërore”.
Kjo situatë, sipas BDI-së, nuk është vetëm një kthim prapa, por një kërcënim serioz për rendin kushtetues, bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve dhe vlerave evropiane.
“Prandaj, BDI kërkon menjëherë inicimin e një hetimi institucional dhe thirrjen e një debati urgjent në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për të shqyrtuar në mënyrë të thelluar këtë rrezik që ka kapur orientimin evropian të vendit. Si forca kryesore politike proevropiane, BDI mbetet e palëkundur në mbrojtje të demokracisë, stabilitetit dhe kursit euroatlantik të shtetit. Këto zgjedhje lokale janë momenti për të vendosur jo vetëm për rrugët dhe shkollat nëpër komuna, por për rrugën që ndjek vetë shteti ynë: rrugën drejt Evropës apo drejt një rruge të errët dhe të rrezikshme lindore”, thuhet në njoftim ndësa shtojnë se çdo votë në këto zgjedhje është një votë për orientimin dhe të ardhmen e vendit.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

