Connect with us

Lajme nga vendi

Kush do garojë përballë Osmanit në Çair? Mexhiti: Vendimi, ditëve në vijim!

Published

on

Kandidimi i Bujar Osmanit për kryetar komune të Çairit, nën llogon e Frontit Europian, ka bërë që në këtë komunë të jetë garë e nxehtë mes tij dhe kandidatit të Vlen-it, i cili ende nuk dihet se kush do të jetë përball Osmanit, ndonëse situata në terren është bërë më interesante, pasi zërat në opinion flasin se zv/kryeministri Izet Mexhiti, do ti hyjë kësaj gare, dhe do të kërkon mandatin e 4 nga banorët e kësaj zone.
Në lidhje me këtë çështje, Mexhiti, as nuk e mohoi dhe as nuk e pohoi një gjë të tillë. Ai tha se si koalicion janë duke bërë analizat e fundit dhe ditëve në vijim do të dalin me qëndrim zyrtarë për të gjitha komunat, duke përfshirë edhe kandidatin e tyre për qytetin e Shkupit.
“Po bëjmë biseda, analizat e fundit brenda VLEN-it, besoj se ditëve të vijim, javëve të ardhshme do ti shpalosim kandidatët në të gjitha komunat, përveç Strugës që e kemi shpalosur”, ka deklaruar Mexhiti, raporton SHENJA.

Lajme nga vendi

Agjencia për Qasje në Informata tre muaj e bllokuar: Nuk ka drejtor

Published

on

Agjencia për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik vazhdon të mbetet e bllokuar që nga dhjetori 2025, ende nuk është emëruar udhëheqësi i ri, ndërsa punëtorët nuk marrin rroga. Ankesat nuk trajtohen dhe ueb-faqja nuk punon, raporton Portalb.mk.

Në seancën e fundit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, pika e vetme ishte propozimi për drejtor të Agjencisë, ku kryetari i Komisionit e propozoi Petar Gajdov.

Deputetët e pushtetit ngritën dorën dhe miratuan kandidatin pa diskutim, ndërsa opozita heshti.

Nuk u zgjodh asnjë zëvendësdrejtor, edhe pse kishte katër kandidatë.

Sipas kryetarit të komisionit Gjorgjia Saikoskit, asnjëri nuk përmbushte kriteret, kandidate për zëvendës-drejtoreshë ishte edhe drejtoresha paraprake e institucionit Plamenka Bojçeva.

Advertisement

Për zëvendës-drejtorë u paraqitën edhe Fatmir ZimberiIsmed Selmani dhe Mile Stojanovski.

Pritet që në vijim drejtori i ri të votohet nga deputetët në seancë plenare.

Agjencia për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik është pa drejtor që nga 25 dhjetori 2025, kur i përfundoi mandati ish-drejtores Plamenka Bojcheva, ndërsa procesi për emërimin e drejtorit apo drejtoreshës së re është zvarritur me muaj.

Paralizimi i këtij institucioni ka ndikuar direkt në punën e mediave, të cilat nuk kanë ku të ankohen në rastet kur institucionet nuk u përgjigjen kërkesave të tyre për informata.

Ndryshe, Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik, në vitin 2024 ka trajtuar rreth 350 ankesa, ndërsa në vitin 2025 ka trajtuar rreth 580 ankesa nga individë apo organizata të cilëve u ishte penguar e drejta për qasje të lirë në këto informata.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

MPB me detaje tronditëse për vrasjen në Rosoman: Djali 27-vjeçar vetëdorëzohet në polici pasi vrau me thikë nënën e tij

Published

on

Sot, zyrtarët policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Kavadar kanë privuar nga liria personin me iniciale I.R. (27 vjeç) nga Rosomani.

Ai është vetëparaqitur në Sektorin e Punëve të Brendshme në Veles, ku ka deklaruar se sot rreth orës 07:30, në shtëpinë e familjes, duke përdorur një mjet të mprehtë i ka shkaktuar plagë nënës së tij 54-vjeçare, e cila si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë.

Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë në Kavadar.

​Këqyrjen e vendit të ngjarjes po e kryejnë prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Kavadar dhe ekipi i inspektimit nga DPB.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Prokuroria mirëpret reagimin e “Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve dhe SHGM-së”

Published

on

Prokuroria e mirëpret reagimin e Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve dhe SHGM-së.

Prokuroria në tërësi angazhohet për respektimin e nenit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nenit 16 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat garantojnë lirinë e shprehjes dhe informimin objektiv të publikut.

Prokuroria i mbron të drejtat dhe liritë e njeriut dhe në këtë mënyrë krijon kushte për realizimin e tyre të papenguar.

Continue Reading

Më të lexuarat