Connect with us

Lajme nga vendi

MPB do ta shpërblejë policin që parandaloi vetëvrasjen e një vajze në Tetovë

Published

on

Pas ngjarjes së djeshme në Tetovë, ku oficerët e policisë parandaluan një tragjedi dhe shpëtuan një jetë të re, ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski sot priti dhe bisedoi me kolegun e tij Bekim Ismani, i cili me guxim dhe qetësi të jashtëzakonshme e pengoi vajzën të hidhej dhe t’i merrte jetën vetes, ndërsa vet u plagos nga thika që mbante në dorë.

“Bëhet fjalë për një vajzë të re, viktimë e një situate të vështirë jetësore dhe krize psikologjike. Falë ndërhyrjes në kohë dhe vendimtare të oficerëve tanë të policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës, ajo është gjallë dhe jashtë rrezikut sot”.
“Ky nuk është vetëm një veprim zyrtar, ky është një akt sakrifice, humanizmi dhe përkushtimi të thellë ndaj misionit për të mbrojtur çdo jetë njerëzore. Brenda kuadrit të mundësive ligjore, do ta shpërblej kolegun tim Bekim Ismani në shenjë mirënjohjeje për guximin, profesionalizmin dhe veprimin e tij vetëmohues”, theksoi ministri Toshkovski.

Toshkovski theksoi se forca e vërtetë e profesionit të policisë shihet në momentet më të vështira.

Ndryshe, ngjarja ndodhi dje në një objekt hotelerik, në të cilin vajza donte të vetëvritej.

Lajme nga vendi

MPB me detaje tronditëse për vrasjen në Rosoman: Djali 27-vjeçar vetëdorëzohet në polici pasi vrau me thikë nënën e tij

Published

on

Sot, zyrtarët policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Kavadar kanë privuar nga liria personin me iniciale I.R. (27 vjeç) nga Rosomani.

Ai është vetëparaqitur në Sektorin e Punëve të Brendshme në Veles, ku ka deklaruar se sot rreth orës 07:30, në shtëpinë e familjes, duke përdorur një mjet të mprehtë i ka shkaktuar plagë nënës së tij 54-vjeçare, e cila si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë.

Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë në Kavadar.

​Këqyrjen e vendit të ngjarjes po e kryejnë prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Kavadar dhe ekipi i inspektimit nga DPB.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Prokuroria mirëpret reagimin e “Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve dhe SHGM-së”

Published

on

Prokuroria e mirëpret reagimin e Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve dhe SHGM-së.

Prokuroria në tërësi angazhohet për respektimin e nenit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nenit 16 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat garantojnë lirinë e shprehjes dhe informimin objektiv të publikut.

Prokuroria i mbron të drejtat dhe liritë e njeriut dhe në këtë mënyrë krijon kushte për realizimin e tyre të papenguar.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Vrasje e tmerrshme në Maqedoni: Djali ther me thikë nënën e tij

Published

on

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Rosomanin, ku një djalë ka vrarë nënën e tij. Informacioni është konfirmuar për agjencinë e lajmeve MIA nga mjeku Ratko Grkov, nga Ndihma e Shpejtë në Kavadar, i cili ka qenë i pranishëm në vendngjarje.

– “Ekipi ynë u thirr në vendin e ngjarjes, ku konstatuan një plagë me thikë në qafë. Si pasojë e lëndimit, gruaja ka ndërruar jetë në vend”, sqaroi Grkov për MIA-n.

Deri më tani nuk ka detaje të tjera rreth rastit. Informacione më të hollësishme priten gjatë ditës.

Continue Reading

Më të lexuarat