Lajme nga vendi
Dyshuan se ua vodhi shalqinjtë, dy të dyshuar kanë rrahur një person deri në pavetëdije
Prokuroria e Shkupit ka dhënë urdhër për realizim të hetimit kundër dy personave, pasi siç thuhet në njoftim, të njëjtit dyshohet se kanë kryer dhunë të vrazhdë.
Dy të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht deri në pavetëdije një person, për të cilin kanë dyshuar se ua ka vjedhur shalqinjtë nga ara.
“Të dyshuarit, të moshës 39 dhe 31-vjeçare, më 24 korrik në fshatin e Shkupit, Oreshan, kanë kryer dhunë të vrazhdë dhe e kanë rrezikuar sigurinë e një personi, për të cilin kanë menduar se ka vjedhur shalqinj në tokën e të dyshuarit të parë. Me automjet transportues, e kanë përcjell të dëmtuarin derisa ai me automjet ka lëvizur nga Petroveci drejt fshatit Taor, derisa është parkuar në oborrin e shtëpisë së nipit të tij në Oreshan. Të dyshuarit kanë arritur menjëherë pas tij, kanë dalë nga automjeti dhe e kanë sulmuar. Me dhunë e kanë hequr nga vetura dhe e kanë sulmuar me grushte dhe shuplaka në kokë dhe trup. I dyshuari i dytë ka nxjerrë pinca hidraulike nga kamioni, dhe me ato e ka sulmuar derisa i dëmtuari është rrëzuar pa vetëdije. I kanë shkaktuar lëndime trupore për shkak të së cilave – gjendjes serioze jetësore është hospitalizuar në Klinikën e Neurokirurgjisë. Me veprimet e dhunshme, tek dëshmitari – nipi i të dëmtuarit dhe në publik kanë shkaktuar ndjenjën e pasigurisë, kërcënimit dhe frikë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Kundër dy të dyshuarve është propozuar masë e paraburgimit.
Nga Prokuroria bëjnë të ditur se duke vlerësuar rrethanat e rastit.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

