Sport
ANGLIA KAMPIONE EVROPIANE NË FUTBOLLIN E FEMRAVE
Reprezentacioni i futbollit të femrave i Anglisë me fitoren kundër Spanjës 3-1 pas ekzekutimit të penaltive në finale e zhvilluar në Bazel të Zvicrës shpallet kampione Evrope për të dytën herë radhazi Ndeshja në kohën e rregullt ka përfunduar baras (1:1),
Anglia është fituese e kampionatit Evropian ‘’Euro 2025’’ për femra, duke mposhtur Spanjën me penallti 3-1 në finalen dramatike të zhvilluar në Bazel të Zvicrës.
Ndeshja përfundoi 1-1 pas kohës së rregullt dhe kohës shtesë dy here nga 15 minuta , me golat që i shënuan Kaldentej për Spanjën dhe Russo për Anglinë.
Spanja kaloi në epërsi në minutën e 25-të me golin e shënuar me kokë nga futbollistja Kaldentej në këndin e epërm të majtë pas harkimit të Batlles,.
Në minutën e 57-të futbollistja shtatlarte Russo barazoi me një gol të bukur me kokë në anën e djathtë ku portierja spanjolle mbetet e shtangur
Me që ndeshja pas 120 minutave loijë nuk prodhoi fitues, u ekzekutuan penalti ku anglezet ishin m; me fat dhe fituan 3-1, ndërsa portierja Hannah Hampton ishte heroinë e finales, duke pritur dy penallti vendimtare. Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Sarina Wiegman shkruan histori si e para që fiton një turne të madh ndërkombëtar jashtë Anglisë.
Ky është titulli i dytë radhazi për “Luaneshat”, duke vulosur epokën e artë të futbollit të femrave në Angli.
Ndeshja finalja është zhvilluar në stadiumin “St. Jakop – Park” në Basel .
Sport
MILANO-CORTINA 2026: DENNI XHEPA I 34-TI NË SUPER G
Skiatori shqiptar, Denni Xhepa, zhvilloi sot garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, që transmetohen në RTSH. Kjo garë shënon edhe debutimin e skuadrës shqiptare në Olimpiadën Dimërore, ku përfaqësohemi me 4 sportistë.
Ai regjistroi kohën 1:31,72, duke u pozicionuar në vend të 34-t në Super G. Xhepa zbriti në pistë i 37-i dhe kjo garë ishte për të një test për Slalomin Gjigant, që do të zhvillohet pas tri ditësh.
Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një garë shpejtësie në ski.
Përveç Xhepës, në Lojërat Olimpike Dimërore marrin pjesë në disiplina të ndryshme Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Xhepa garon gjithashtu në Slalom Gjigant më 14 shkurt dhe Slalom më 16 shkurt.
Më 15 shkurt zbresin në pistë Lara Colturi dhe Semire Dauti, të cilat marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigant. Më 18 shkurt Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti garojnë në disiplinën Slalomit.
Sport
QËLLOHET PËR VDEKJE ME SHISHE QELQI FUTBOLLISTI NË ARGJENTINË
Lucas Ignacio Pires, ish-futbollist i Almirante Broën, u vra me një shishe qelqi të thyer gjatë një përleshje në La Matanza të Buenos Aires
Lucas Pires pasoi një plagë të thellë në parakrah që shkaktoi gjakderdhje fatale.
Pampa Mónaco’ publikon pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie në momentin kur, në kontekstin e një grindjeje, një burrë përdor buzën e një shisheje të thyer për t’i shkaktuar një plagë të thellë kundërshtarit të tij.
Sipas burimeve gjyqësore dhe policore, Lucas Pires pësoi një plagë të thellë në parakrahun e djathtë që dëmtoi një arterie, duke shkaktuar një hemorragji fatale .
Lucas Pires u dërgua me urgjencë në Spitalin Nestor Kirchner, por i riu vdiq për shkak të plagës së rëndë, pasi besohet se tehu i xhamit ka arritur në një arterie.
Çështja po trajtohet nga Zyra e Prokurorit të Vrasjeve në La Matanza, e cila po heton si një krim të mundshëm brenda familjes, raporton Marca.
Sport
MILANO CORTINA: SKUALIFIKOHEN DY SKIATORE TË KORES SË JUGUT
Dy skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24
Skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24. Rihapet debati për substancat e përdorura te materialet sportive.
Skualifikohen për një pomadë të ngjashme me pastën e dhëmbëve. Kjo substancë ka shkaktuar largimin menjëherë nga Olimpiada dimërore të dy skiatoreve nga Koreja e Jugut, Han Dasom dhe Lee Eui-jin. Është fluori i ndaluar në protokoll që nga sezoni 2023/24.
Bën përshtypje fakti se fronti i ri i CIO-s është dopingu te materialet, sepse fluori nuk është gjetur në trupat e sportisteve, por në pajisjet e sportit që ato ushtrojnë, te skitë. Konkretisht, është gjetur në dyllin që teknikët kishin përgatitur për garat në Lago di Tesero. Kështu ka ardhur menjëherë përjashtimi i dy garueseve që gjithsesi nuk do të luftonin për medalje.
Lajmi ka rindezur debatin mbi rëndësinë e substancave që përdoren për skitë për t’i bërë ato më të shpejta gjatë garës. Ekipi italian, për shembull, ka një kamion me më shumë se 500 lloje pomadash, që seleksionohen për diskutimit me sportistët garë pas gare.

