Connect with us

Lajme nga vendi

Aksident me motor në Gostivar, humb jetën një 20 vjeçar

Published

on

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në hyrje të qytetit të Gostivarit, përkatësisht në bulevardin kryesor të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ndërsa përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e motoçikletës. Viktima, një i ri rreth 20 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë ekipi i policisë, autoambulanca si dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Gostivar.

Për momentin nuk është bërë publik identiteti i viktimës, ndërsa autoritetet kompetente janë në proces të hetimit dhe pritet të dalin me detaje shtesë gjatë ditës.

Gjatë kohës së zhvillimit të ekspertizës në terren, pjesa e rrugës ku ndodhi aksidenti ishte e bllokuar për qarkullim, duke shkaktuar vonesa për automjetet që hynin ose dilnin nga qyteti.

Advertisement

Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit po vazhdojnë.

Lajme nga vendi

Ndryshimet e fundit në Kodin Penal parashohin masa të rrepta tashmë edhe traktorët që konstatohen të parregullt do të konfiskohen?!

Published

on

Ndryshimet e fundit në Kodin Penal parashohin masa të rrepta për sigurinë në rrugë, ku përveç makinave, tashmë edhe traktorët që konstatohen të parregullt teknikisht ose të paregjistruar do të konfiskohen menjëherë nga policia.

Fokus i veçantë i këtyre ndryshimeve janë traktorët që qarkullojnë pa sinjalizim adekuat (dritat e pasme), fenomen ky që ka shkaktuar reagime të shumta në opinion dhe ka qenë burim i aksidenteve të rënda.

Pse po ndërmerret kjo masë?

Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, çdo sezon bujqësor regjistrohen dhjetëra aksidente ku mjetet e udhëtarëve godasin traktorët nga mbrapa.

Mungesa e dritave: Shumica e traktorëve në zonat rurale lëvizin gjatë natës ose në muzg pa drita të pasme, duke u bërë “të padukshëm” për shoferët e tjerë.

Advertisement

Pasojat fatale: Çdo vit, një numër i konsiderueshëm i këtyre aksidenteve përfundojnë me viktima në njerëz.

Çfarë parashohin ndryshimet ligjore?

Nëse një traktorist ndalohet në trafik dhe mjeti i tij:

Nuk është i regjistruar;

Ka parregullsi teknike (sidomos në sistemin e dritave dhe frenimit); … policia ka autoritetin e plotë për odzim (konfiskim) të mjetit në vendngjarje.

Advertisement

Kjo masë synon të rrisë ndërgjegjësimin e bujqve për rëndësinë e mirëmbajtjes së mjeteve të tyre të punës, duke mbrojtur kështu jetën e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion

Continue Reading

Lajme nga vendi

Për dy javë MPB-ja sekuestroi 90 automjete në mbarë Maqedoninë – Tetova lider!

Published

on

Drejtimi i automjetit pa patentë shoferi është vepër penale dhe sipas ligjit, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike, Ministria e Punëve të Brendshme ka të drejtë të sekuestrojë mjetin. Si drejtim pa patentë konsiderohet rasti kur shoferi nuk ka dhënë kurrë provimin, kur i është hequr leja përgjithmonë ose kur drejton mjetin gjatë kohës që ka ndalesë të përkohshme. Për pak më shumë se dy javë, përkatësisht që nga fillimi i projektit “Safe City”, policia ka sekuestruar gjithsej 90 automjete në mbarë vendin.

​Në periudhën prej 1 deri më 16 shkurt, me udhëzim të prokurorit publik, numri më i madh i mjeteve është konfiskuar në territorin e SPB Tetovë (14 automjete), pasuar nga SPB Veles (13), SPB Manastir (12), si dhe nga 11 automjete në Strumicë dhe Kumanovë.

Siç sqarojnë nga MPB-ja, automjetet aktualisht ruhen nëpër stacionet policore, ndërsa procedura e mëtejshme është në kompetencë të prokurorisë dhe gjykatës. Ndërkohë, të dhënat e fundit tregojnë se gjatë javës së kaluar është shënuar rënie e numrit të kundërvajtjeve në trafik të regjistruara nga sistemi “Safe City”.

Continue Reading

Lajme nga vendi

BDI me kallëzim penal ndaj ministrit të Drejtësisë për mosorganizimin e provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe

Published

on

“Sot, para këtij institucioni të drejtësisë, paraqesim kallëzim penal ndaj Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut për shkelje serioze të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore. Së pari, për pengim të zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në kundërshtim me nenin 7 të Kushtetutës së Republika e Maqedonisë së Veriut dhe nenet 1, 2, 3 dhe 9 të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, të cilat e njohin gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare krahas maqedonishtes dhe detyrojnë institucionet shtetërore të sigurojnë përdorimin e gjuhës zyrtare të palëve në procedurat dhe dokumentet zyrtare. Së dyti, për mos-zbatim të detyrave zyrtare në dëm të të drejtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve shqiptarë, në kundërshtim me nenin 9 të Kushtetutës (barazia e qytetarëve para ligjit) dhe nenin 353 të Kodit Penal (keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar). Refuzimi për të organizuar dhe mbajtur Provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqipe cenon drejtpërdrejt të drejtën e përdorimit të gjuhës zyrtare në procedurat para institucioneve”, thonë nga BDI.

Si arsye të tretë për këtë hap, BDI përmend cenimin e barazisë së qytetarëve sipas nenit 137 të Kodit Penal e që janë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, i cili ndalon çdo formë diskriminimi mbi bazë gjuhe dhe përkatësie etnike.

“Mos-zbatimi i ligjit dhe mohimi i kësaj të drejte dërgon mesazhe diskriminuese dhe rrezikon thellimin e tensioneve në një shoqëri multietnike. Sipas Ligjit për përdorimin e gjuhëve, institucionet shtetërore, përfshirë institucionet e drejtësisë, janë të detyruara të sigurojnë që proceset, dokumentet dhe komunikimi zyrtar të zhvillohen edhe në gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve. Duke mos ofruar provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe duke refuzuar zbatimin e kësaj të drejte ligjore, Ministria e Drejtësisë ka shkelur detyrat e saj zyrtare, ka cenuar parimin kushtetues të barazisë dhe ka vepruar në kundërshtim me rendin juridik të shtetit. Për këto arsye, kërkojmë nga Prokuroria Themelore Publike të ndërmarrë menjëherë veprimet hetimore të nevojshme, çështja të procedohet para gjykatës kompetente dhe zbatimi i ligjit të garantohet pa asnjë formë diskriminimi”, thonë nga BDI. 

BDI-ja, që sot shpreh mbështetje të plotë për studentët shqiptarë që kërkojnë të drejtën për të dhënë provimin e jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, gjatë periudhës së saj në qeverisje nuk ka bërë asnjë hap konkret për ta zgjidhur këtë problem. Portalb.mk ka pritur gjatë përgjigje nga BDI-ja se pse nuk u gjet zgjidhje gjatë 20 viteve të saj në pushtet, por deri tani, heshtje, përveç kumtesave për mediat. Kjo situatë tregon një kontrast të madh të kësaj partie. Ajo sot pozicionohet si avokate e barazisë gjuhësore, ndërkohë që kur kishte mundësinë reale ligjore dhe institucionale për ta adresuar këtë çështje, nuk veproi.

Ndryshe, ekspertët dhe shoqëria civile vlerësojnë se provimi në shqip nuk përbën rrezik dhe duhet të reflektojë realitetin demografik.

Advertisement

Propozim-ligj i cili do të mundësonte dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe ishte gati në vitin 2024 nga Ministria e Drejtësisë, por me ndryshimin e përbërjes parlamentare dhe qeverisë së re, e njëjta u hoq nga agjenda e kuvendit dhe s’u përmend fare nga qeveria aktuale.

Në Ligjin për Provimin e Jurisprudencës nuk ekziston dispozitë ligjore në të cilin thuhet se ky provim mund të mbahet vetëm në gjuhë maqedonase.

Ndërkaq, neni 2 i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve thotë se “institucionet e qeverisjes shtetërore duhet të mundësojnë përdorim të gjuhëve tjera zyrtare të cilat fliten nga më së paku 20% e qytetarëve”, që është gjuha shqipe.

Neni 2 dhe neni 5 i këtij ligji thotë se “institucionet janë të obliguara të mundësojnë përdorim të gjuhës shqipe në të gjitha procedurat para gjykatave dhe organeve tjera shtetërore”. Kjo do të thotë se në qoftë se ligji për provimin e jurisprudencës nuk e kufizon dhënien e këtij provimi vetëm në gjuhën maqedone, duhet të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.

Ligji për Zbatimin e Gjuhëve ka hyrë në fuqi në vitin 2019, nga atëherë janë ndërruar katër ministra të drejtësisë, edhe atë Bojan Mariçiq, Nikolla Tupançevski, Krenar Lloga dhe aktualisht është Igor Filkov. Në vitet paraprake edhe kur s’ka pasur ministër shqiptar, zëvendësi ka qenë i përkatësisë shqiptare.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat