Lajme nga vendi
ASH e Taravarit sot zyrtarizon 4 kandidatët për kryetar të komunave
Pas shpalljes së kandidaturave nga BDI për disa nga komunat kryesore për zgjedhjet lokale të tetorit, Aleanca për Shqiptarët e prirë nga Arbem Taravari sot pritet të zyrtarizoj emrat e kandidatëve për kryetar për 4 komunat: Gostivar, Saraj, Tearcë, Vrapçishtë, mëson INA.
Kandidatët janë:
Valbon Limani – për Komunën e Gostivarit
Blerant Ramadani – për Komunën e Sarajit
Nazim Taipi – për Komunën e Tearcës
Isen Shabani – për Komunën e Vrapçishtit
Këto kandidatura do të zyrtarizohen pas kthimit të Taravarit nga SHBA-të. Këto kandidatura janë pjesë e koalicionit të ri opozitar, Aleanca Kombëtare për Integrim.(INA)
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik
Lajme nga vendi
4 nisma kundër sistemit Safe City i janë adresuar Gjykatës Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese ka formuar katër lëndë lidhur me sistemin “Safe City” që hyri në fuqi nga data një i këtij muaji dhe shumë shpejt pritet që për të njëjtat të diskutohet. Vërejtja kryesore është se sistemi në tërësi është diskriminues pasi i njëjti është vendosur vetëm në Shkup, Kumanovë e Tetovë. Kreu i Gjykatës Kushteteuse, Darko Kostadinovski thotë se mentaliteti ynë ndryshon vetëm me rregulla.
“Shpejtë do të veprohet mbi këto lëndë dhe nuk mund të jap analiza para kohe. Qëndrimi im personal është se ky projekt ka qëllim legjitim, është i arsyetueshëm në shoqëri, masat që parasheh janë proporcionale me qëllimin që duhet të arrihet. Mentaliteti ynë ndryshon shumë shpejt por ndryshon me rregull”, deklaroi Darko Kostadinovski – Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Dy prej iniciativave janë dorëzuar nga dy krahët e Aleancës për Shqiptarët, ajo e Selës dhe ajo e Taravarit. Sipas tyre, projekti diskriminon qytetarët në baza etnike pasi kamerat kryesisht janë koncentruar në zonat dhe vendbanimet shqiptare. U kontestua gjithashtu edhe obligimi ligjor që të gjithë qytetarët të kenë numra telefoni dhe adresa elektronike që të realizohet komunikim për dërgimin e gjobave për kundërvajtje. Me 81 vota “PËR” Kuvendi më 23 janar miratoi ndryshimet në ligjin për kundërvajtje.
Badenterin e mundësuan deputetët Ilir Demiri dhe Bejxhan Iljas të cilët në Kuvend veprojnë si të pavarur. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Ndryshimet e fundit në Kodin Penal parashohin masa të rrepta tashmë edhe traktorët që konstatohen të parregullt do të konfiskohen?!
Ndryshimet e fundit në Kodin Penal parashohin masa të rrepta për sigurinë në rrugë, ku përveç makinave, tashmë edhe traktorët që konstatohen të parregullt teknikisht ose të paregjistruar do të konfiskohen menjëherë nga policia.
Fokus i veçantë i këtyre ndryshimeve janë traktorët që qarkullojnë pa sinjalizim adekuat (dritat e pasme), fenomen ky që ka shkaktuar reagime të shumta në opinion dhe ka qenë burim i aksidenteve të rënda.
Pse po ndërmerret kjo masë?
Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, çdo sezon bujqësor regjistrohen dhjetëra aksidente ku mjetet e udhëtarëve godasin traktorët nga mbrapa.
Mungesa e dritave: Shumica e traktorëve në zonat rurale lëvizin gjatë natës ose në muzg pa drita të pasme, duke u bërë “të padukshëm” për shoferët e tjerë.
Pasojat fatale: Çdo vit, një numër i konsiderueshëm i këtyre aksidenteve përfundojnë me viktima në njerëz.
Çfarë parashohin ndryshimet ligjore?
Nëse një traktorist ndalohet në trafik dhe mjeti i tij:
Nuk është i regjistruar;
Ka parregullsi teknike (sidomos në sistemin e dritave dhe frenimit); … policia ka autoritetin e plotë për odzim (konfiskim) të mjetit në vendngjarje.
Kjo masë synon të rrisë ndërgjegjësimin e bujqve për rëndësinë e mirëmbajtjes së mjeteve të tyre të punës, duke mbrojtur kështu jetën e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion

