Lajme nga vendi
Fetai: Taravari thoshte se Ahmeti ia dha 6 komuna, doli se mori pak më pak

Arben Fetai nga VLEN ka komentuar shpalljen e kandidaturave për zgjedhjet lokale të ASH-Taravarit. Fetai thotë se kandidatët në fjalë janë kandidatë të BDI-së, pasi do të garojnë së bashku, me lista të përbashkëta.
“Ai vazhdimisht ka thënë se Ali Ahmeti ia jep gjashtë komuna, doli se i dha pak më pak. Ia dha katër. Emrat kanë qenë të ditur, i kemi ditur qysh në dhjetor-mars, që këta emra do të dalin, me përkrahje të BDI-së. Pra këta janë kandidatë të BDI-së, do të ketë lista të përbashkëta me BDI dhe shkrirje të Arben Taravarit në BDI. I urojmë fat Arben Taravarit, por e shohim se fundi i tij do të jetë i njëjtë me atë të z. Sela një vit para tij. Është për keqardhje që dy kryetarë të ASH-së përfundojnë në prehrin e kundërshtarit tonë kryesor për dy dekada me radhë”, tha mes tjerash Fetai, duke shtuar se liderët e VLEN-it do të mblidhen sot, për të finalizuar emrat e kandidatëve nga VLEN për zgjedhjet lokale.
Lajme nga vendi
Aksidenti në Tetovë – i riu jashtë rrezikut për jetë! Nga fillimi i vitit në Tetovë 8 persona e kanë humbur jetën në aksidente

Adoleshenti që u lëndua gjatë aksidentit të djeshëm është në gjendje të qëndrueshme dhe po trajtohet në shtëpi. Trupat e tre viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe pas autopsisë do t’i dorëzohen familjarëve për varrim, bëjnë të ditur nga Spitali i Tetovës.
Aksidenti i djeshëm ndodhi si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi i mjetit Opel Astra, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme i Tetovës. Informacione shtesë për shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit priten nga mjekësia ligjore dhe prokuroria. Por sipas të dhënave fillestare, nga ajo që shihet në video-incizimet e kamerave të sigurisë, dyshohet se drejtuesi mund të ketë pësuar sulm në zemër.
Nga SPB Tetovë thonë se që nga fillimi i vitit 2025, në rajonin që mbulohet prej tyre, nga aksidentet rrugore kanë humbur jetën tetë persona. Po aq viktima ka pasur edhe gjatë vitit 2024.
Lajme nga vendi
Kryesia e Aleancës për Shqiptarët, në mbledhjen e sotme konfirmoi kandidatët për kryetarë të komunave

Lajme nga vendi
Tetova nikoqire e panairit të artizanateve

Është mbajtur në rrugën e butiqeve në Tetovë për herë të dytë Panairi I Artizanatave. Dhjetëra pjesmarrës kanë ekspozuar punimet e tyre artizanale në këtë panair, kryesisht nga Tetova, Kosova dhe Shqipëria. Pjesëmarrësit në këtë panair shprehen të kënaqur me interesimin por kërkojnë që panairi të mbahet më gjatë dhe jo vetëm një ditë. Ky është Naim Abduramani, prodhues i qiftelisë i cili për herë të dytë merr pjesë në këtë panair në Tetovë. Shprehet se më të interesuar janë mërgimtarët për të blerë qifteli dhe defa.
Artizanati Shqiptar është i njohur për një traditë tepër të pasur të artizanatit me vlera të çmuara, të krijuar prej shekujsh nga mjeshtrat popullorë, në çdo krahinë të saj, sipas karakteristikave dhe specifikave të zonave të ndryshme gjeografike, duke u spikatur me shumllojshmërinë e saj. Në këtë panair në Tetovë të pranishëm ishin edhe pjesëmarrës nga Pogradeci dhe Kavaja.
Ky Panari organizohet nga Komuna e Tetovës. Në mesditë ky panair u vizitua nga kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami. Ai është shprehur se tashmë, rrugës së butiqeve i është rikthyer shkëlqimi i dikurshëm me investimet e bëra kohës së fundit. Ai shfaqi shpresë se në të ardhmen ky eveniment do të ndikojë në rritjen edhe të turistëve që vijnë në Tetovë. Kasami tha se Panairi i Artizanateve në Tetovë ka vënë Tetovën në hartën e qyteteve të cilët kanë se çka të ofrojnë për vizitorët, sepse janë punime të bëra në dorë.
Panairi i Artizanateve mbahet në kuadër të manifestimeve Tetova n`festë dhe titullohet “Artizanati, mjeshtëri që përçon identitetin”.TV KOHA
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve