Connect with us

Lajme nga vendi

Bekim Sali: Qeveria VLEN ndanë 47.5 milionë euro për ndërtimin e spitalit të Kërçovës, 77.5 për spitalin e Tetovës

Published

on

Të nderuar qytetarë, të nderuara media, sot ndajmë me qytetarët një nga lajmet më të jashtëzakonshme të këtij mandati, jo thjesht një statistikë buxhetore apo projekt ndërtimor, por një fitore njerëzore, një hap civilizues dhe një akt i thellë moral ndaj një rajoni që për shumë vite ishte lënë në harresë: Kërçova do të ketë një spital të ri, tërësisht modern, të denjë për shekullin XXI dhe për qytetarët që jetojnë me krenari, dinjitet dhe besim në këtë vend, deklaroi Bekim Sali nga Vleni, të cilën e transmeton në mënyrë integrale.

Falë përkushtimit të palëkundur të Ministrisë së Shëndetësisë dhe vizionit të ministrit Azir Aliu, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me institucionet qeveritare dhe komunale, projekti i ri për ndërtimin nga themeli të Spitalit të Kërçovës është tanimë realitet i pashmangshëm. Jo më premtime në letër. Jo më beton i harruar nga koha. Por një vepër që flet me gjuhën e jetës, shërimit dhe dinjitetit njerëzor.

Investimi prej 47.5 milionë euro në Kërçovë do të mundësojë ndërtimin e një qendre rajonale të standardeve europiane, me infrastrukturë të re moderne, me pajisje mjekësore të fjalës së fundit dhe me kushte që frymëzojnë siguri e besim për pacientët dhe për personelin profesional. Do të jetë një spital ku mjekësia takohet me etikën, ku profesionalizmi takohet me respektin, dhe ku shërbimi nuk është privilegj, por e drejtë njerëzore.

Të nderuar,

Në këtë qendër shëndetësore do të gravitojnë qytetarë nga Kërçova, Makedonski Brod, Pllasnica, Zajazi, Vraneshtica, Demir Hisari e më gjerë, dhe për herë të parë pas shumë dekadash do të ndihen të barabartë, të përfaqësuar dhe të përkujdesur. Spitali i Kërçovës nuk do të jetë më objekt i turpit dhe neglizhencës, por simbol i një epoke të re që po ndërtojmë së bashku. Ministri Azir Aliu e ka kthyer shëndetësinë në prioritet strategjik të qeverisë, jo vetëm me fjalë, por me projekte konkrete që transformojnë realitetin në Tetovë, Shkup, Kërçovë dhe në gjithë vendin. Vetëm në Tetovë, investimi për përmirësimin e infrastrukturës spitalore kap shifrën 77.5 milionë euro, që përfshijnë ndërtimin e dy objekteve të reja, rinovimin e bllokut të kirurgjisë dhe internistikës, si dhe Fakultetin e ri të Mjekësisë, i cili do t’i japë Tetovës statusin e një qendre të plotë klinike dhe akademike.

Advertisement

Me këtë vizion, ministri Aliu po lë pas një trashëgimi për brezat që vijnë, një sistem shëndetësor që shëron me nder, respekton me vlerë dhe frymëzon me përkushtim.

E ritheksojmë me bindje: VLEN nuk e sheh shëndetësinë si shpenzim, por si investim kombëtar. VLEN nuk i shikon qytetarët si numra në lista, por si jetë me dinjitet që duhet mbrojtur.

Faleminderit për besimin që nuk u shua, edhe kur vonesa zgjati më shumë seç duhej. Sot ai besim po shpërblehet jo me fjalë boshe, por me dinjitet të prekshëm dhe punë konkrete. Koha e pritjes ka kaluar, tani është koha e realizimit.

Link për te video:
https://www.filemail.com/d/atlsoqdriyzohlp

Advertisement

Lajme nga vendi

NDOTET LUMI VARDAR, KOMUNA E GOSTIVARIT NIS HETIMET PËR ZBULIMIN E AUTORIT

Published

on

Qytetarë të shqetësuar kanë alarmuar institucionet mëngjesin e sotëm, duke dërguar materiale fotografike që dëshmojnë për ndotje të lumit Vardar në territorin e Gostivarit.
Pas denoncimeve, Komuna e Gostivarit ka reaguar menjëherë, duke angazhuar shërbimet inspektuese për të verifikuar gjendjen në terren dhe për të identifikuar burimin e ndotjes.
Nga Komuna theksojnë se mbrojtja e lumit Vardar mbetet prioritet, duke e cilësuar atë si një nga pasuritë më të rëndësishme të përbashkëta dhe simbol të qytetit.
Autoritetet lokale paralajmërojnë masa të rrepta ndaj çdo subjekti apo individi që rezulton përgjegjës për ndotjen. “Nuk do të lejojmë degradimin e lumit nga papërgjegjësia e askujt. Çdo shkelje do të sanksionohet pa kompromis”, thuhet në reagimin zyrtar.
Inspektimet pritet të vijojnë edhe gjatë ditës, ndërsa rezultatet e para nga verifikimet në terren pritet të bëhen publike në vijim.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Studentët kërkojnë mbështetje për protestën: Jurisprudenca edhe në shqip

Published

on

Unionet e studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore kanë intensifikuar thirrjet për mbështetje ndaj protestës së paralajmëruar më 6 prill në ora 12:30 në Shkup.

Në një komunikatë publike, ata i janë drejtuar mediave, shoqërisë civile dhe aktivistëve, duke kërkuar përfshirje dhe mbështetje për kauzën e tyre. Studentët theksojnë se po përballen me padrejtësi të vazhdueshme, pasi nuk u lejohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, një të drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.

Protesta do të nisë me një marsh nga Ura e Gurit në Shkup. Çështja ka tërhequr vëmendje të shtuar kohët e fundit, pasi 385 studentë shqiptarë nga tre universitetet kanë nënshkruar një peticion që kërkon organizimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me të drejtat e tyre ligjore.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ilaçi palbociklib do të jetë së shpejti në dispozicion në Onkologji, për dy javë thirrja për vitin 2026-2027

Published

on

Për pacientët onkologjikë për momentin mungon vetëm një ilaç – palbociklibi të cilin e përdorin 142 nga gjithsej 7000 paciente femra me kancer në gji.

Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësore (FSSH), Sasho Klekovski deklaroi se ilaçi së shpejti do të jetë në dispozicion dhe se sasitë për vitin 2026 janë rritur për 50 për qind.

Në konferencën për shtyp në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji ku u shpallën rezultatet për rritjen e jetëgjatësisë së pacientëve me tre lloje kanceri, që është për shkak të terapisë efikase dhe një buxheti më të madh për trajtim, Klekovski tha se mungesa e palbociklibit është për shkak të faktit se në dhjetor 2025 u përballën me një nevojë dukshëm të shtuar për këtë ilaç (për 142 pacientë), ndërsa vitin e kaluar sasitë ishin planifikuar për 80 pacientë.

“Kur ka një numër dukshëm më të madh pacientësh se sa është planifikuar, nuk është e lehtë të plotësohen nevojat, kështu që buxheti për vitin 2026 do të rritet për 50 për qind për dy barna në këtë kategori, ku përveç këtij është edhe një ilaç tjetër. Presim që thirrja e re për barna të shpallet brenda dy javësh që do të mbulojë vitet 2026-2027”, tha Klekovski.

Së shpejti në Onkologji do të jenë të kapshëm edhe markerët- tumoralë që janë në mungesë, por Klekovski theksoi se kjo nuk është mungesë në të gjithë vendin dhe se pacientët mund të bëjnë markerë- tumoralë në spitale dhe laboratorë të tjerë.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat