Connect with us

Lajme nga vendi

Bënin video të rrezikshme në rrugët e Shkupit, janë marrë masa ndaj disa të rinjve (VIDEO)

Published

on

MPB njofton se ka ndërmarrë masa ndaj personave të cilët me veturë po bënin video të rrezikshme nëpër qytetin e Shkupit. Në video shihet se disa të rinjë njëri prej të cilëve ishte në pjesën e përparme të veturës bënin video për rrjetet sociale.

“Lidhur me videon që u nda në rrjetet sociale, Ministria e Punëve të Brendshme njofton publikun se janë ndërmarrë masa dhe aktivitete të menjëhershme dhe personat janë gjetur, është kryer një intervistë zyrtare dhe kundër tyre do të ngrihen raporte përkatëse në përputhje me Ligjin për Sigurinë në Trafikun Rrugor dhe Ligjin për Automjetet.

Ndaj shoferit S.Z. (20) nga Shkupi sipas nenit 167 paragrafi 2 (për shkak të transportit të një personi në pjesët e jashtme të automjetit) dhe nenit 225 paragrafi 9 (drejtimi pa leje drejtimi) të LSTRr-së dhe nenit 26 paragrafi 10 të Ligjit për Automjetet (drejtimi i një automjeti pa targa), si dhe kundër personit që qëndron mbi veturë R.G. (19) nga Shkupi sipas nenit 317 paragrafi 14 (lejimi i një personi pa leje drejtimi për të drejtuar një automjet) dhe nenit 165 paragrafi 2 (kryerja e veprimeve që rrezikojnë sigurinë e tij) të LSTRr-së.
https://youtu.be/6CZpunn8q4U

Lajme nga vendi

Të tjera arrestime për 2 vrasjet në ‘Gjorgje Petrov’ Shkup, gjithsej 3 të ndaluar

Published

on

Një person tjetër është arrestuar mbrëmë nën dyshimin për përfshirje në dy vrasjet në Shkup. Deri më tani, në lidhje me rastet janë ndaluar gjithsej tre persona.

Një person tjetër i dyshuar për vrasjet në komunën e Gjorgje Petrovit në Shkup është arrestuar mbrëmë, sipas informacioneve jozyrtare të portalit “4NEWS”.

Ky është arrestimi i tretë në lidhje me dy rastet, pasi gjatë ditës së djeshme u raportua për ndalimin e një personi të dyshuar.

Brenda një periudhe prej pesë ditësh, në Gjorgje Petrov janë gjetur të vdekur një 62-vjeçar dhe një 76-vjeçare, të dy me shenja të dukshme dhune.

Gruaja u gjet e pajetë dje në një shtëpi në rrugën “Gjurgjin Kokale”, ndërsa rasti i burrit ishte raportuar më 22 tetor.

Advertisement

Nga institucionet kompetente priten informacione shtesë lidhur me bazën e dyshimeve dhe rolin e mundshëm të secilit prej personave të ndaluar në këto dy raste.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Nga sot vendoset regjim i përkohshëm i trafikut në autostradën Kërçovë–Ohër, në segmentin Presekë–Pesoçan

Published

on

Regjimi i përkohshëm i komunikacionit në autostradën A2, segmenti Presekë – Pesoçan (deri në Arbinovë), vendoset për shkak të punimeve ndërtimore për sanimin e korsisë së majtë. Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” njoftojnë se ky ndryshim hyn në fuqi nga data 28 tetor 2026 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e plotë të ndërhyrjeve sanuese në këtë pjesë të aksit rrugor Kërçovë–Ohër. 
Për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, detajet kryesore të këtij kufizimi janë si më poshtë:

Karakteristika Detajet e Regjimit të Trafikut
Aksi Rrugor Autostrada A2, Kërçovë – Ohër
Segmenti i Prekur Presekë – Pesoçan (deri në Arbinovë)
Shkaku Punime ndërtimore për sanimin e korsisë së majtë
Kohëzgjatja Deri në përfundimin e plotë të punimeve
Sinjalizimi Në vendngjarje është vendosur sinjalistikë përkatëse rrugore

Shoferëve u bëhet thirrje të lëvizin me kujdes të shtuar, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes sipas kushteve të rrugës dhe të respektojnë rreptësisht shenjat e përkohshme të komunikacionit.
Continue Reading

Lajme nga vendi

-3°C në Kodrën e Diellit! Mot i ndryshueshëm, temperaturat deri në 18 gradë në Maqedoni

Published

on

Temperatura më e ulët e mëngjesit, prej minus 3 gradë Celsius, është matur në Kodrën e Diellit, ndërsa zero gradë janë matur në Lazaropolë, Krushevë dhe Mavrovë Hanet.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, 3 gradë janë regjistruar në Pretor dhe Ohër, 4 në Berovë dhe Prilep, ndërsa 5 gradë në Kriva Pallankë, Vinicë, Tetovë, Manastir dhe Demir Kapi.

Në Shtip dhe Strumicë janë matur 6 gradë, në Kavadar 7, ndërsa më ngrohtë ka qenë në Veles, Shkup – Zajçev Rid dhe Gjevgjeli, me 8 gradë Celsius.

Gjatë 24 orëve të fundit, deri në orën 7:00, më së shumti reshje shiu janë regjistruar në Demir Kapi, me 3 litra për metër katror. Nga 1 litër për metër katror janë matur në Strumicë, Pretor, Kavadar, Gjevgjeli, Tetovë, Kriva Pallankë, Manastir, Lazaropolë dhe në Kodrën e Diellit.

Sot moti do të jetë pjesërisht i vranët, me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, e cila në disa vende përgjatë luginës së Vardarit do të arrijë shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.

Advertisement

Temperatura maksimale ditore do të lëvizë nga 11 deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup pritet mot pjesërisht i vranët, me periudha me diell dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior, e cila në disa pjesë të luginës herë pas here do të jetë e përforcuar. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 14 gradë Celsius.

Continue Reading

Më të lexuarat