Connect with us

Lajme nga vendi

Janevska: Ligji për shkollat fetare është kushtetues dhe nuk shkel laicitetin e shtetit

Published

on

Ne punuam me shumë kujdes në ligjin për shkollat fetare, domethënë ligjin për kalimin e nxënësve nga shkollat fetare, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në lidhje me ligjin, të miratuar në Kuvend më 29 korrik, i cili u lejon nxënësve nga këto shkolla të japin provimin e maturës shtetërore dhe të regjistrohen në universitete, njësoj si nxënësit nga llojet e tjera të arsimit nga shkolla e mesme, profesionale dhe artistike.

Duke iu përgjigjur në pyetjen e gazetarëve sot në një konferencë për shtyp kushtuar rezultateve të maturës shtetërore, Janevska tregoi se ata konsultuan shumë literaturë dhe ligje nga vendet fqinjë, Bullgaria, Serbia, Shqipëria, Kroacia, Sllovenia, si dhe nga Gjermania dhe Anglia dhe vendet e BE-së.

“Kemi parë që këto vende e zgjidhin arsimin fetar në një mënyrë shumë të ngjashme midis tyre. Ne jemi përpjekur ta bëjmë kushtetues dhe, nëse e lexoni me kujdes ligjin, nuk ka ndërhyrje të shtetit në arsimin fetar, domethënë, ky ligj nuk shkel laicitetin e shtetit. Megjithatë, për atë arsim, për të siguruar kalimin e nxënësve më tej në institucionet e arsimit të lartë, shteti po jep një propozim se si mund të bëhet. Nëse shkollat fetare duan, ato do ta respektojnë ligjin dhe nxënësit do të mund të marrin maturën shtetërore, gjë që do t’u lejonte atyre të vazhdonin në fakultete të tjera përveç atyre teologjike”, tha Janevska.

Ajo shtoi se nëse shkollat nuk zgjedhin të veprojnë sipas këtij ligji, “ato janë plotësisht të ndara, ato do të kenë vetëm arsim fetar”.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat