Connect with us

Lajme nga rajoni

Arrestimet e shqiptarëve të Kosovës nga Serbia, Osmani i kërkon Soronsenit reagim ndërkombëtar

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Gjatë takimit, Osmani diskutoi edhe për procesin e formimit të Kuvendit dhe institucioneve të tjera, duke theksuar rëndësinë që këto institucione të funksionojnë në mënyrë demokratike për të arritur qëllimet e përbashkëta.

Ajo ngriti gjithashtu shqetësimin për arrestimet e padrejta të qytetarëve të Kosovës nga ana e Serbisë, duke kërkuar që komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë për të ndaluar këto veprime të paligjshme ndaj qytetarëve kosovarë.

Në anën tjetër, disa qytetarë të Kosovës janë arrestuar gjatë kalimit në territorin e Serbisë, dhe për këtë kanë reaguar edhe autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Lajme nga rajoni

Gjykata Kushtetuese e urdhëron Vetëvendosjen: Albulena Haxhiu mund të jetë kandidate vetëm tre herë!

Published

on

Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur.
Në aktgjykimin e shpallur më 8 gusht, Kushtetuesja tha se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nuk ka vepruar në bazë të aktgjykimit të mëhershëm të kësaj gjykate të 26 qershorit, duke shtuar se të gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 6 korrik “të shpallen të pavlefshme”.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka urdhëruar kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se kryesuesi i Seancës Konstituive të Kuvendit “nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025 dhe rrjedhimisht veprimet e tij janë në papajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”./Indeksonline.
Continue Reading

Lajme nga rajoni

Rama: Nëse Kosova miraton rezolutë për shkeljet në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë do ta mbështesë menjëherë

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dhënë mbështetje protestës së sotme të veteranëve, e cila u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook, Rama ka publikuar një fotografi nga protesta.

Protesta u zhvillua sot nga ora 17:00, ku mijëra qytetarë protestuan duke kërkuar “Drejtësi kundër padrejtësive në Hagë”.

 

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Kriza institucionale në Kosovë, Gjykata Kushtetuese vendos sot për konstituimin e Kuvendit

Published

on

Të premten, më 8 gusht, përfundon afati i masës së përkohshme të vendosur nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Ky vendim pritet të publikohet, pasi muajin e kaluar Kushtetuesja urdhëroi deputetët të mos ndërmerrnin asnjë vendim dhe veprim deri më 8 gusht në lidhje me konstituimin e Kuvendit, derisa po i shqyrton dy lëndë.

Kushtetuesja tha se po i shqyrton si lëndë të përbashkëta kërkesat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilat kishin kërkuar sqarime për çështjet kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Nuk është e qartë nëse ajo do ta shqyrtojë kërkesën e presidentes Vjosa Osmani, në lidhje me atë se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik – afati i përcaktuar nga gjykata më herët përmes një aktgjykimi – pasi presidentja e tërhoqi kërkesën më 5 gusht, për shkak të gjyqtarit Radomir Llaban.

Në aktgjykimin e saj të parë për çështjen e konstituimit të Kuvendit, të cilin deputetët e shpërfillën, Kushtetuesja nuk kishte treguar pasojat juridike të mosrespektimit të vendimit të saj.(BalkanWeb)

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat