Connect with us

Lajme nga vendi

“Inxhinierët e Maqedonisë”: Është hartuar formular për raportimin e shkeljeve kur nuk ofrohet qasje vizuale në orëmatësit e rrymës

Published

on

Për të lehtësuar paraqitjen e ankesave nga qytetarët, shoqata Inxhinierët e Maqedonisë informon se është hartuar formular për raportimin e një shkeljeje në rastet kur përdoruesve nuk u ofrohet qasje vizuale në orëmatësit e rrymës, transmeton Portalb.mk.

“Bazuar në përgjigjen zyrtare të marrë nga Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, shoqata Inxhinierët e Maqedonisë ka hartuar një formular për paraqitjen e një ankese në Inspektoratin Shtetëror për Energjinë, Minierat dhe Burimet Minerale, i cili mund të përdoret nga çdo qytetar që beson se e drejta e tij për qasje vizuale në orëmatësit e tij të energjisë elektrike është shkelur”, thotë shoqata, duke shtuar se kushdo i prekur mund ta shkarkojë formularin, ta plotësojë dhe ta dorëzojë atë elektronikisht ose me postë.

Ata shtojnë se ky inspektorat është përgjegjës për kryerjen e inspektimeve në rastet kur operatori i sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike (EVN Maqedoni) nuk ofron qasje në pajisjen matëse.

“Kjo përbën shkelje të nenit 164 paragrafi (1) pika 19 të Ligjit për Energjetikë. Njëkohësisht, kjo kundërvajtje sanksionohet me gjobë prej 1.000 deri në 3.000 euro në kundërvlerë denarë në përputhje me nenin 286 të të njëjtit ligj”, thonë “Inxhinierët e Maqedonisë”.

Kujtojmë se disa muaj më parë, “Inxhinierët e Republikës së Maqedonisë” (IRM) kërkuan të futet leximi i detyrueshëm mujor i orëmatësve aktualë të rrymës.

Advertisement

Nga atje thanë se Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) duhet të ndryshojë rregullat për furnizim me energji elektrike dhe të vendosë leximin e detyrueshëm mujor të orëmatësit.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat