Connect with us

Sport

MË 22 SHTATOR SHPALLET FITUESI I TOPIT TË ARTË 2025

Published

on

Në pritje të një mbrëmjeje spektakolare më 22 shtator, vëmendja e dashamirëve të futbollit është përqendruar te performancat që vendosin fatin e Topit të Artë 2025,pasi një  muaj më herët zakonisht u publikua lista e 30 futbollistëve kandidat për meshkuj dhe femra për ta fituar trofeun prestigjioz. Në krye të listave ndodhen lojtarët më të spikatur nga ekipet që triumfuan në Ligën e Kampionëve, Paris Saint-Germain te meshkujt dhe Arsenal,te femrat. Fituesi i vitit të kaluar, Rodri i Mançester City, mungon këtë vit pas një dëmtimi të ligamentit të kryqëzuar që e la jashtë fushës për pjesën më të madhe të sezonit. Kështu, në vitin 2025 do të kemi një fitues të ri në kategorinë e meshkujve, ku favorit për këtë çmim janë Lamin Jamal, Dembele, Rafinja dhe Mohamed Sallah. Dembélé udhëheq garën pas sezonit spektakolar me PSG, duke fituar tripletën (Ligue 1, Kupa e Francës dhe Liga e Kampionëve). Barcelona, megjithë dominimin në kompeticionet vendase, kishte mangësi në Kupat evropiane, që mund të ndikojë negativisht te Yamal dhe Raphinha. Mohamed Salah me Liverpulin kishte një sezon të shkëlqyer në Premier League, por në garën për këtë çmim mund të ndikojë mungesa e trofeve në kompeticionet e tjera pritet të ndikojë. Ceremonia e Topit të Artë 2025 do të zhvillohet më 22 shtator në Paris.

Shaban Sinani – TV Koha

Sport

GRANIT XHAKA RIKTHEHET TE ZVICRA DHE MBETET KAPITEN

Published

on

Përfaqësuesja zvicerane do të  jetë e kompletuar  për  dy ndeshjet e nëntorit  në kuadër të Ligës së Kombeve  pasi rikthehen e Xhaka dhe Embolo.  Granit Xhaka vazhdon të mbetet  kapiten i ekipit zviceran.

Ylli I  futbollit zviceran  futbollisti shqiptar Granit Xhaka do të rikthehet në grumbullim me Zvicrën për dy ndeshjet e nëntorit kundër Sllovenisë dhe  Skocisë në kuadër të UEFA Liga e Kombeve.

Vendimi është marrë nga bordi qendror i Federatës Zvicerane të Futbollit SFV pas një shqyrtimi të plotë të procedurave të përfunduara në lidhje me blerjen e certifikatave të falsifikuara të COVID në vitet 2021 dhe 2022.

Krahas Garnit Xhakës në përfaqësuesen e Zvicrës rikthehet edhe Breel Embolo, pasi që edhe ai ishte suspenduar.

Xhaka, mungoi në katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në “Ligën e Kombeve ” pasi që kishte pranuar se falsifikoi testet e COVID-19, ku u shpall edhe fajtor nga një gjykatë në Lucern.

Advertisement

Kujtojmë se në raundin e pestë në Liga B grupi 1 më 3 nëntor përballen Skoci – Maqedoni e Veriut  dhe Slloveni – Zvicër.

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

BASKETBOLL: PANATHINAIKOSI KRYESON EUROLIGËN!

Published

on

Në Euroligën e  basketbollit  për  meshkuj  janë zhvilluar  gjashtë  duele  të raundit të të tetë. Panathinaikosi kryeson me 7 fitore e një  disfatë. Real Madridi regjistroi fitoren e pestë radhazi.

Tre fitore  të vendasve  dhe  tre  fitore të ekipeve mysafire  është  epilogu  u  gjashtë ndeshjeve të zhvilluara mbrëmë në kuadër të raundit të tetë në Euroligën e basketbollit në kategorinë  meshkujve

Në ndeshjen mes dy skuadrave  spanjolle  ekipi  mbretëror i Real Madridit ka  shënuar  fitore të sigurt  në transfertë kundër  ekipit Baskonia  86-104. Reali pas startit katastrofal  ku pati  tre  disfata  të një pasnjëshme  tani me  5  fitore  radhazi  renditet i gjashti në tabelë.

Fitore  në  transfertë  ka regjistruar edhe Barcelona  kundër Bayernit  me rezultatin 88-84  si dhe  Parisi kundër  Dubait   me   shifrat 99-93.

Valencia   në  cilësin e vendasit ka mposhtur  Fenerbbahçen 86-78, Panathinaikosi ka mposhtir  Milanon 80-75  dhe  Crevena Zvezda  ka mposhtur  Makabi Tel Aviv me  rezultatin 100-78.

Pas  raundit të tetë  kryeson Panathinaikosi me  7  fitore e  1 disfatë e ndjekur  nga  Valencia  dhe Fenerbahçe  që kanë  nga 6 fitore e dy  humbje

Advertisement

Baskonia – Real Madrid                   86 -104

Valencia – Fenerbahce                    86-78

Panathinaikos – Milano                    80 -75

Bayern – Barcelona                          84 – 88

Crvena Zvezda – Maccabi Tel Aviv   100 –78

Advertisement

Dubai – Parisi                                     93 – 99

SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Sport

LIGA E KATERT: KF BESA RRUGËTON FUQISHËM – KATËR FITORE RADHAZI

Published

on

Java e katërt në Ligën e katërt rajoni i gjashtë karakterizohet me tre  fitore të vendasve, një barazim dhe një fitore e e mysafirëve dhe me 24 gola të shënuar. KF Besa vazhdon startin perfekt me katër fitore në po aq ndeshje.

Sezoni vjeshtor në Ligën e Katërt – Rajoni i Gjashtë, ka vazhduar me ndeshjet e xhiros së katërt.

Në pesë ndeshje e zhvilluara vendasit kanë regjistruar tre fitore një ndeshje ka  përfunduar me barazim, ndërsa në një ndeshje ka fituara skuadra mysafire ku janë shënuar 24 gola.

Besa e Çellopekut vazhdon rrugëtimin e fitoreve, kësaj radhe në  transfertë në stadiumin e Zhelinës mundi ekipin e Treboshit me rezultat të thellë 0-5.

Për Besën kjo ishte fitorja e katërt nga po aq ndeshje  të zhvilluara  në sezonin vjeshtor.

Advertisement

Ndeshja e vetme  që ka  përfunduar me barazim 1-1 është takimi Nerashti – Dardania.

Në tre ndeshjet tjera fitore kanë regjistruar ekipet vendase dhe atë Flamurtari – Rinia 6-3, Renova – Genç Kalemler Sport 4-2 dhe Pallatica – Piroku 2-0.

Tabelën e kryeson Besa me 12 pikë.

Continue Reading

Më të lexuarat