Lajme nga vendi
Mickoski: Fushata të jetë për projekte konkrete, jo për të kaluarën
Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pret që fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale të fokusohet në projekte reale, por, siç thotë ai, BDI në vend që të flasë për të ardhmen, “na kthen 30 vjet prapa” dhe imponon tema nga e kaluara.
“Pres një fushatë me ide, me plane për shkolla të reja, salla sportive, autostrada… por është e qartë se BDI, së bashku me një pjesë të strukturave opozitare dhe mediat e afërta, po përpiqen të krijojnë një atmosferë ku votuesit, veçanërisht ata që nuk janë shqiptarë, të kenë frikë për kë të votojnë. Qëllimi i tyre është – ose të votojnë për BDI-në, ose të mos votojnë fare për “Vlen”. Ata duan t’i dekurajojnë përkrahësit e koalicionit “Vlen”, pra qëllimi është t’i bëjnë votuesit të thonë: “të gjithë janë njësoj, nuk votojmë”, tha Mickoski.
Lajme nga vendi
FORUMI RINOR I BDI-së: TË DORËHIQET MINISTRI SHASIVARI!
Forumi Rinor i BDI-së, para Ministrisë së Drejtësisë, kanë shprehur revoltën ndaj deklaratës së djeshme të Ministrit të Drejtësisë lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tyre, një deklaratë e tillë, nga një ministër që duhet të jetë garant i sundimit të ligjit dhe i respektimit të drejtësisë, është e papranueshme dhe shqetësuese. Forumi Rinor i BDI-së, kërkon që Ministri Jeton Shasivari ta tërheq këtë deklaratë dhe të dorëhiqet.
YLLI PAÇUKU – BDI – E para, kërkojmë nga Ministri i Drejtësisë që menjëherë ta tërheqë deklaratën e tij dhe të kërkojë publikisht falje për qëndrimin e shprehur.
E dyta, kërkojmë nga krerët e VLEN-it, të cilët e kanë sjellë këtë ministër në këtë detyrë, një distancim të qartë, publik dhe pa ekuivok nga deklarata e tij. Heshtja përballë një deklarate të tillë nuk mund të interpretohet ndryshe përveçse si pajtim me të.
E treta, duke pasur parasysh peshën e funksionit që ushtron dhe papërgjegjshmërinë e treguar në deklarimin e tij, kërkojmë dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë.
Drejtësia nuk mund të jetë selektive.
Institucionet nuk mund të përdoren për të fyer historinë dhe sakrificën e një populli.
Dhe ministri që drejton sektorin e drejtësisë duhet të jetë i pari që respekton standardet e drejtësisë.
Ne nuk do të heshtim përballë deklaratave që cenojnë dinjitetin e shqiptarëve dhe përpiqen të relativizojnë të vërtetat historike.
Kërkojmë përgjegjësi. Kërkojmë distancim. Kërkojmë tërheqjen e deklaratës. Kërkojmë dorëheqjen e ministrit.
I bëjm thirje komunitetit akademik që të distancohen nga Jeton Shasizvari dhe qendrimet e tij
Ky është mesazhi ynë sot, qartë dhe pa ekuivok, nga para Ministrisë së Drejtësisë.
Lajme nga vendi
Daut Memishi mban premtimin, ndahen vendimet e para – çerdhja “Foleja” në Përshefcë drejt hapjes

Lajme nga vendi
ZGJEDHJET NË BËRVENICË: GJASHTË KANDIDATË SYNOJNË KREUN E KOMUNËS!
Skadoi afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Brvenicës, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Gjithsej janë dorëzuar gjashtë kandidatura – katër nga koalicionet dhe dy nga grupe zgjedhësish.
Për postin e kryetarit do të garojnë Jovica Radeski, kandidat i koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja, Jakup Useini nga VLEN-i, Stojanço Radicheski nga koalicioni “Maqedonia Jote”, Arkin Jahiji nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), si dhe kandidatët e pavarur Arife Idrizi dhe Dushan Bogdanovski.
Listat e dorëzuara të kandidatëve mund të refuzohen për shkak të dorëzimit me vonesë, në përputhje me afatet e përcaktuara për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Brvenicës, ose nëse Komisioni Komunal i Zgjedhjeve konstaton parregullsi apo mangësi që parashtruesi i listës nuk i ka korrigjuar brenda afatit prej 48 orësh.
Listat e konfirmuara të kandidatëve për kryetar të Komunës së Brvenicës do t’i dorëzohen KSHZ-së, e cila do të përcaktojë renditjen në listën e kandidatëve dhe listën e vetme të kandidatëve.
Hedhja e shortit për përcaktimin e listës së vetme të kandidatëve do të zhvillohet nga KSHZ-ja më së voni deri më 23 shtator 2026.
Zgjedhjet e parakohshme lokale në Brvenicë janë caktuar për 18 tetor 2026. Ato mbahen pas vdekjes së kryetarit të Komunës së Brvenicës, Јоvica Ilievski, i cili ndërroi jetë më 23 qershor, në moshën 58-vjeçare.
-
Lajme nga vendi1 month agoDyvjeçar nga Kumanova helmohet me tretës ngjyre, dërgohet në Klinikën “Nëna Terezë”
-
Lajme nga bota2 months agoFestivali kthehet në tragjedi, dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në Uashington. Arrestohet autori
-
Lajme nga bota2 months agoFranca në alarm, zjarret i afrohen Bordeaux, Macron mbledh qeverinë në takim krize

