Connect with us

Lajme nga vendi

SULMUESI 24 VJEÇAR ATDHE MAZARI VESH FANELLËN KUQEZI

Published

on

Atdhe Mazari  është  prurja më e re në ekipin e Shkëndijës. Ai është i huazuar  për  1 vjet  nga  ekipi kroat NK Varazhdin. Debutimi i tij për ekipin tetovar mund të ndodhë të dielën kundër Arsimit të Çegranit

 Klubi i futbollit Shkëndija vazhdon  me kompletimin e ekipit me lojtar të ri  gjatë  këtij afati kalimtar. Kështu që nga dita e djeshme  pjesë e ekipit kuqezi është sulmuesi  24 vjeçar Atdhe Mazari  i  cili i është produkt i moshave të reja të Shkëndijës, ku kaloi një periudhë, derisa përmes kalitjes në ekipe të ndryshme, ai mori përvojën e parë në kategorinë e sendorëve si në Struga Trim Lum, Ohri , Pobeda dhe Rabotniçki dhe së fundit edhe në NK Varazhdin prej ku edhe është huazuar deri më 30 qershor 2026. Pas arritjes së marrëveshjes me ekipin kuqezi  Atdhe Mazari për kanalin zyrtar të klubit i emocionuar ka deklaruar

  “Realisht ndjenja është mjaftë e bukur të jesh pjesë e Shkëndijës dhe është një privilegj i madh të jesh pjesë e këtij klubi që ka histori dhe traditë shumë të madhe, ku këtë e ka treguar në 10 vitet e fundit. Mendoj se jo rastësisht është ky sukses edhe në Europë, i cili është historik për Shkëndijën dhe për gjithë vendin tonë” deklaroi Atdhe Mazari

Mazari ka fatin që ekipit  ti bashkëngjitet në momentin ku klubi ka të siguruar së  paku  fazën e  grupeve  në Konferencë Liga duke premtuar se do të jep maksimumin

 “Sigurisht përgjegjësia është shumë më e madhe tani sepse nuk ka kohë shumë për të humbur. Shkëndija ka shumë ndeshje tani dhe tek të gjitha duhet të jepet maksimumi si në kampionat ashtu edhe në Europë.” tha  Mazari

Advertisement

Përforcimi  i kuqezive thotë se te skuadra  kuqezi ka ardhur për  dy qëllime  titulli kampion  dhe  suksese  në Europë.

 “Patjetër se po, nuk diskutohet kjo gjë të kesh këtë mundësi të artë, pasi e dimë se sa herë mund të të vjen kjo mundësi dhe tani duhet të shfrytëzohet në maksimum dhe mendojë se të gjithë së bashku do të ia arrijmë qëllimit. Unë kam ardhur këtu për dy qëllime, e para është, titulli kampion të mbetet sërish në Tetovë dhe një sezon sa më të gjatë në Europë dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua dhe gjithë klubin” deklaroi Mazari

Mbetet  dilema  se Atdhe Mazari do të jetë përforcimi i fundit i ekipi apo do të sjellin edhe  ndonjë  futbollist tjetër cilësor ashtu siç flitet në opinion. Prurja më e re ekipit  të Shkëndijës  mund  të debutoj në ndeshjen e  javës së tretë të kampionatit të  ri  para  tifozëve  vendas  kundër  Arsimit të Çegranit

SHABAN SINANI – TV KOHA

Lajme nga vendi

VLEN ka nderin të shpallë fillimin e masës së jashtëzakonshme “Shporta Shkollore”, një hap i madh për të gjitha familjet

Published

on

Sot, me zemër dhe përkushtim të pakufizuar, VLEN ka nderin të shpallë fillimin e masës së jashtëzakonshme “Shporta Shkollore”, një hap i madh për të gjitha familjet shqiptare dhe çdo fëmijë që ëndërron të nisë vitin shkollor me buzëqeshje. Sepse çdo fëmijë meriton t’i hapë dyert e shkollës me lumturi, jo me shqetësime për çantat, fletoret dhe ngjyrat e tij të preferuara.

Kjo masë që do të zgjatë deri më 15 shtator, të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë të blejnë fletore, çanta shpine, lapsa, ngjyra druri, kalkulatorë, dhe çdo pajisje tjetër të nevojshme me zbritje deri në 15%, duke siguruar që çdo fëmijë të fillojë vitin shkollor i pajisur dhe i motivuar. Çdo produkt i përfshirë në këtë masë do të shënohet qartë me sloganin “Më pak shpenzime, më shumë për ty”, duke sjellë kursime reale dhe lehtësim për çdo familje.

Këtë vit, presim që kursimet të arrijnë deri në 2,000 denarë për nxënës, një ndihmë konkrete për buxhetin familjar dhe mundësi për të përmbushur çdo ëndërr të vogël të fëmijëve. Vitin e kaluar, masa solli lehtësim të madh për mijëra familje, ndërsa sivjet po shkojmë edhe më tej!

VLEN beson se çdo fëmijë meriton mundësinë e barabartë për të mësuar dhe për të ëndërruar, ndërsa prindërit të ndjejnë qetësi dhe besim.

VLEN nuk dhuron vetëm zbritje,VLEN dhuron shpresë, mundësi dhe një të ardhme ku çdo fëmijë mund të arrijë ëndrrat e tij. Ky është angazhimi ynë për një shkollim të denjë, për çdo buzëqeshje të vogël dhe për çdo zemër që rritet me besim dhe lumturi. Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme ku çdo fëmijë do të ndihet i barabartë, i fuqishëm dhe i motivuar të shkëlqejë!

Advertisement

Qoftë vit I mbarë plot sukses për çdo nxënës!

Continue Reading

Lajme nga vendi

Fetai: Badinteri nuk preket

Published

on

Në një reagim të fundit në Facebook, zëvendëskryeministri Arben Fetai theksoi rëndësinë e mekanizmit të shumicës së dyfishtë, të njohur si Badinter, si gurthemeli i demokracisë konsensuale në Maqedoninë e Veriut.

Fetai theksoi se, megjithë zhurmën dhe spekulimet e krijuara gjatë fushatës parazgjedhore, Badinteri nuk mund të preket. “Ky mekanizëm garanton barazinë, bashkëjetesën dhe paqen në vendin tonë, duke siguruar që vendimet kryesore të reflektojnë vullnetin e dy komuniteteve më të mëdha”, shkroi Fetai.

Ai shtoi se pa mbështetjen e deputetëve shqiptarë, çdo iniciativë për ndryshimin e Badinterit është juridikisht e pamundur, dhe se diskutimet në këtë drejtim janë vetëm diversion nga prioritetet reale të vendit.

“Le të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtjen e vlerave evropiane dhe të demokracisë konsensuale dhe të vazhdojmë të ndërtojmë një Maqedoni të Veriut të fortë, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse”, përfundoi Fetai.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Një 83-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 2.000 euro

Published

on

Më 20.08.2025 në orën 12:40 në SPB Tetovë, një banore 83-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 2.000 euro. Sipas denoncimit, personi i është lajmëruar në telefon dhe e ka lajmëruar se vajza e saj kishte shkaktuar aksident trafiku në Shkup në të cilin kishte ndërruar jetë një i mitur dhe nëse nuk do që ajo të shkojë në burg duhet të sjellë para në Shkup. Siç është denoncuar, ajo i ka çuar paratë në vendin e caktuar, ndërsa më vonë pasi është dëgjuar me dhëndrin e saj ka kuptuar se është mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat