Connect with us

Lajme nga vendi

VLEN: Investim historik për Çairin, më në fund do të fillojë puna për zgjerimin e bulevardit “Cvetan Dimov”

Published

on

VLEN më në fund ka siguruar kushte për realizimin e projektit për zgjerimin e bulevardit Cvetan Dimov në Komunën e Çairit. Bashkëpunimi i pushtetit lokal me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut po jep rezultate të rëndësishme, për herë të parë sigurohet një investim serioz dhe i madh për Komunën e Çairit dhe për anën e majtë të Shkupit.

Të gjitha qeveritë e BDI-së, për më shumë se 20 vite, nuk i kanë dhënë Çairit dhe komunave me shumicë shqiptare aq mbështetje sa kjo Qeveri e VLEN-it ka dhënë vetëm për një vit.

Projekti për zgjerimin dhe transformimin e bulevardit Cvetan Dimov, me vlerë prej 10 milionë eurosh, përfaqëson ndërhyrjen më të rëndësishme infrastrukturore në këtë pjesë të kryeqytetit gjatë dekadave të fundit. Me këtë projekt, kërkesat dhe nevojat shumëvjeçare të mbi 100.000 banorëve marrin përgjigje-Çairi dhe lagjet përreth më në fund do të kenë një bulevard modern, të sigurt dhe funksional, të ndërtuar sipas standardeve evropiane. Çairi do të lidhet në mënyrë të sigurt me pjesët tjera të Shkupit.
Ky projekt historik është rezultat i punës së përbashkët të pushtetit lokal dhe Qeverisë së VLEN-it, me një vizion të qartë për zhvillim dhe me qëllim përparimin urban të balancuar të të gjithë qytetit. Çairi nuk është më i lënë pas dore.

Me këtë investim dërgohet një mesazh i qartë: qytetarët e Çairit nuk do të jenë më të harruar. VLEN dëshmon se kur politika është e orientuar drejt qytetarëve, rezultatet janë të dukshme dhe konkrete.

Bulevardi “Cvetan Dimov” do të bëhet simbol i një epoke të re të investimeve urbane-të barabarta për të gjithë qytetarët, pavarësisht në cilën pjesë të Shkupit jetojnë.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat