Connect with us

Lajme nga vendi

VLEN: Qeveria vazhdon me zgjidhjen e problemeve kyçe në komunat ku jetojnë shqiptarët

Published

on

VLEN thotë se me projektin për ndërtimin e parkingut nëntokësor  te Sheshi “Skënderbeu”, më në fund do t’i jepet zgjidhje problemit shumëvjeçar të mungesës së hapësirave për parkim në Çair dhe rrethinën e Çarshisë së Vjetër. “Ky është një investim që u shërben drejtpërdrejt qytetarëve, bizneseve dhe ofertës turistike të këtij rajoni unik të Shkupit. Ky investim do të dyfishojë volumin e punës në Çarshinë e Vjetër”, në nga VLEN.

Kumtesa e plotë:

Projekti parasheh parking sipas standardeve bashkëkohore me kapacitet për qindra automjete, çka do të çlirojë hapësira publike dhe do të krijojë rregull në komunikacion. Investimi, i vlerësuar në disa miliona euro, do të financohet nga buxheti i shtetit, gjë që dëshmon qartë përcaktimin e Qeverisë për të investuar në infrastrukturë që mbetet përfitim i qëndrueshëm për qytetarët. Në këtë mënyrë, përmirësohet siguria në trafik, lehtësohen kushtet për bizneset lokale dhe mbështetet zhvillimi i turizmit në Çarshinë e Vjetër.

Investime të tilla, në kohën e BDI-së, nuk mund të mendoheshin as për Çairin, as për Tetovën, as për Strugën. Sot, Qeveria e VLEN-it dëshmon se është partner i vërtetë strategjik i komunave ku jetojnë shqiptarët, duke orientuar mjete dhe vëmendje drejt nevojave reale të tyre.

Qëndrimi ynë është i qartë: do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturë, shërbime publike dhe zgjidhje urbane që e përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve. Këto projekte janë pjesë e vizionit më të gjerë për modernizim dhe zhvillim, por edhe simbol i një politike të re, politikë veprash, e jo fjalësh boshe.

Advertisement

Qeveria e VLEN-it do të vazhdojë të ndërtojë bashkëpunimin ndërmjet pushtetit qendror dhe vetëqeverisjes lokale. Vetëm përmes këtij partneriteti mund të sigurojmë kushte të barabarta për të gjithë qytetarët dhe t’i ngremë komunat me popullatë shumicë shqiptare në nivelin që për vite të tëra ishte i kontestuar dhe i lënë pas dore.

Lajme nga vendi

Dëbohen nga Maqedonia dy shtetas serb, u kapën duke kontrabanduar cigare

Published

on

Gjykata Themelore Penale Shkup ka shpallur aktgjykim mbi bazën e marrëveshjes së propozuar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ndaj dy shtetasve të Republikës së Serbisë për veprën penale – “Kontrabandë”, sipas nenit 278 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1.

Dy të akuzuarit, më 1 tetor, kanë hyrë në vend përmes pikës kufitare “Bllacë”, duke shmangur kontrollin doganor dhe kanë transportuar mallra akcize të paregjistruara – gjithsej 2,300 kuti (me nga 10 paketa cigare me banderola kosovare, me një vlerë totale prej 3,220,000 denarë.

Cigaret i kishin transportuar me një automjet mallrash në pronësi të një subjekti juridik nga Serbia, të fshehura në bunkerë të improvizuar në rimorkio, duke shmangur kontrollin doganor. Mallrat janë zbuluar nga policia, e cila e kishte vërejtur kamionin dhe e kishte kontrolluar në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” në Shkup, ndërsa në të njëjtin automjet po ngarkoheshin cigare me banderola maqedonase.

Sipas marrëveshjes së arritur dhe të konfirmuar nga Gjykata, të akuzuarve u është shqiptuar një gjobë prej 4,000 euro secilit, të cilën duhet ta paguajnë menjëherë, si dhe dënim dëbimi nga vendi për një periudhë prej pesë vitesh.
Përveç kësaj, janë konfiskuar të gjitha cigaret e kontrabanduara, kamioni me rimorkio, 1,300 euro që kishin me vete në momentin e kryerjes së veprës, si dhe dy telefona celularë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

U kap duke përdorur drogë, shkarkohet nga detyra drejtori i Klinikës për neurologji, Igor Kuzmanovski

Published

on

Ministria e Shëndetësisë informon se ministri Azir Aliu ka marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të Klinikës Universitare për Neurologji, prof. dr. Igor Kuzmanovski.

“Në një afat sa më të shkurtër do të emërohet një drejtor i ri, në përputhje me procedurat ligjore”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.

Puna në Klinikë vazhdon pa pengesa.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Autorët e grabitjes spektakolare në një artari në Gostivar janë të pakapshëm për organet e rendit

Published

on

Ende asnjë i dyshuar apo arrestuar për vjedhjen spektakolare në një artari në Gostivar. Hajnat për një kohë të shkurtër, me armë në duar dhe të maskuar kryen grabitjen si nëpër filma.
Atmosferë grabitja disa sekonda

Në pamje dukeshin 4 vetë, të cilët pas grabitjes u arratisën me shpejtësi të madhe me një makinë të llojit BMW.
Atmosferë arratisja disa sekonda

Menjëherë pas largimit të tyre nga vendi i krimit, rrugës për në Mavrovë u gjet makina e përfshirë në flakë. Prokuroria thotë se po ndërmerr të gjitha masat për zbulimin e vjedhësve. Ndërkohë sipas Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë vlera e dëmit të shkaktuar arrin në rreth 1.8 milion. Grabitësit kanë arritur të marrin me vete 18 kilogramë flori.

“Në një artari, pronë e personit S.Zh, nga Gostivari, është kryer një vjedhje, gjatë të cilës janë marrë rreth 18 kilogram ar, në vlerë prej 1.8 milion euro. Menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për gjetjen e personave që kanë qenë të maskuar, kështu që gjatë marrjes së masave në rrugën rajonale Gostivar Mavrovë, 500 metra pas kryqëzimit në Mavrovë, është gjetur një veturë e përfshirë në flakë, me çka nga NJTKZ Gostivar, është lokalizuar zjarri dhe është konstatuar se bëhet fjalë për automjetin BMW, pa targa e që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes. Gjatë inspektimit në vendngjarje, në automjet është gjetur një pushkë automatike”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Policia thotë se po punohet për gjetjen dhe kapjen e autorëve. Vjedhja në artarinë në Gostivar u krye mbrëmjen e kaluar rreth orës 19, në kohën kur në atë rrugë frekuentonin shumë qytetarë./Alsat.mk

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat