Sport
KFF LUBOTENI NESËR NIS NË FAZËN E DYTË TË CHAMPIONS NË BELGJIKË
Klubi i futbollit të femrave Luboteni i Tetovës nesër në Leuven të Belgjikës zhvillon ndeshjen e parë të fazës së dytë Championsit kundër suedezeve të Rosengård të Suedisë
Skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut klubi I futbollit të femrave Luboteni i Tetovës nga dita e djeshme qëndron në Belgjikë, ku të mërkurën me fillim në ora 13:00, në qytetin Leuven do ta zhvillojë ndeshjen e parë të fazës së dytë në Ligën e kampioneve Evropian kund;r ekipit Rosengård të Suedisë. Trrajner i skuadrës Bojan Stamenkoviç para nisjes për në belgjikë në deklaratë ekskluzive për TV Koha tha se me kualifikimin në fazën e dytë kanë arritur qëllimin por kjo nuk do të thotë se në Belgjikë udhëtojnë pa ndonjë qëllim edhe pse realisht nuk janë në nivelin e ekipeve tjera.
“Të mërkurën luajmë ndeshjen me ekipin Rosengård të Suedisë që realisht sipas cilësisë nuk jemi në nivelin më të lartë por gjithsesi se do të rezistojmë fuqishëm në këtë ndeshje. Kemi përparuar shumë në krahasim të fazës paraprake ku dolëm të parët në grup dhe vazhduam garat në Ligën e kampionëve. Kështu që disa ambicie tonat reale të fitojmë një ndeshje nga këto dy ndeshje në Belgjikë, ndërsa gjysmëfinalja e dytë është Sarajeva dhe ekipe belgë. Mendoj se ky është një qëllim real që të vazhdojmë garat në Liga Europa”” deklaroi trajneri Bojan Stamenkoviç.
Trajneri i kampioneve tetovare tha se në këtë faze të garave europiane më tepër prêt nga futbollistet që kanë përvojën e duhur ne mesin e të cilave është edhe Hava Mustafa e cila në ndeshjet e zhvilluara në Shkup realizoi 5 gola
“Realisht më tepër presim nga futbollistet me përvojë si Hava Mustafa, Aleksandra Markovska , kemi pesë futbolliste të huaja dhe nga ato presim të jenë shtylla e ekipit dhe që mund të vendosin lojën individualisht , Kemi edhe shumë futbolliste të reja të cilat kanë përparuar , kemi shumë lojtare të reprezentacionit A, të cilat janë 17 dhe 18 vjeçare. Kështu që konkurrenca është e forte dhe me kosturit të mire të ekipit ” tha trajner Stamenkoviç
Trajniri Stamenkoviq tha se qëllimi parësor në fazën e dytë është që të fitojnë njërën nga dy ndeshjet në Berlgjikë për të vazhduar më tej në garat europiane.
“” Qëllimi është ashtu siç thash nga dy ndeshjet ta fitojmë njërën , pasi faktikisht nëse e fitojmë njërën ndeshje ne vazhdojmë garat në europë. Sinqerisht t”ju them edhe nëse nuk ndodhë kjo unë jam krenar me këtë sukses dhe me atë që futbollistet treguan në fazën e pare. Kështu q% nuk do të jemi I pa kënaqur #ka edhe të ndodhë” tha Stamenkoviç
Në fazën e parë që u zhvillua në Shkup. Luboteni shënoi dy fitore të thella kundër ekipit Runavik të Ishujve Faroe me rezultatin 4-1 dhe Pyunik nga Armenia me rezultat 4—0, Në këto dy ndeshje shkëlqeu Hava Mustafa me 5 gola , një në ndeshjen e parë shënoi 1, ndërsa në ndeshjen e dytë të gjitha 4 golat për Lubotenin
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
“KAOS” NË REAL MADRID PARA NDESHJES ME BARCELONËN!
Konflikti Valverde – Çuameni kishte nisur që të mërkurën. Gjithçka filloi në fushë, vazhdoi edhe në zhveshtore, ku debati përfundoi në përleshje fizike.
Sipas raportimeve, gjatë konfliktit Valverde ra dhe goditi kokën në një tavolinë në zhveshtore. Për shkak të seriozitetit të goditjes, mesfushori uruguaian u dërgua menjëherë në spital për ekzaminime shtesë.
Edhe pse lojtari është liruar për trajtim në shtëpi dhe ndodhet në gjendje stabile, protokollet mjekësore kërkojnë pushim të detyrueshëm prej 10 deri në 14 ditësh. Kjo do të thotë se Valverde do ta humbasë me siguri “El Clasicon” e së dielës në “Camp Nou”, ndeshje në të cilën Barcelona mund ta sigurojë matematikisht titullin në La Liga.
Përmes një deklarate zyrtare, Valverde ka mohuar përplasjen fizike.
Në reagimin zyrtar, “klubi mbretëror” theksoi se nuk do të tolerojë sjellje të tilla:
“Real Madridi njofton se pas ngjarjeve të ndodhura këtë mëngjes është hapur procedurë disiplinore ndaj lojtarëve tanë Federico Valverde dhe Aurelien Tchouameni. Klubi do të informojë publikun pas përfundimit të procedurave të brendshme.”
Ky incident shihet si vazhdim i atmosferës së tensionuar brenda skuadrës madrilene.
Kohët e fundit janë raportuar edhe konflikte të tjera mes lojtarëve, përfshirë përplasje ku janë përmendur Antonio Rudiger dhe Kylian Mbappe.
Sipas mediave spanjolle, drejtori i përgjithshëm Jose Angel Sanchez është shokuar nga sjellja e futbollistëve vetëm pak ditë para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit.
Në prag të El-Klasikos, tema kryesore tek tifozët e Real Madridit është peticioni online që kishte nisur më herët, nëse duan që Kilian Mbappe të largohet nga “Mbretërit”. Qëllimi ishte të arrihen 200.000 nënshkrime, por peticioni u bë më viral se sa që pritej dhe tashmë ka 2.8 milion nënshkrime, të tifozëve që pajtohen që Mbappe të largohet nga “Santjago Bernabeu”.
Sport
MËSOHEN EKIPET FINALISTE NË EUROPA DHE KONFERENCË LIGA
Mësohen ekipet finaliste edhe në Ligën Europa dhe të Konferencës.
Në finale të Europa Ligës me 20 maj në Stamboll do të përballen Freiburg – Aston Vila, ndërsa në atë të Konferencë Ligës më 27 maj në Lajpcig do të përballen Rayo Vajekano – Crystal Palas.
Aston Vila dhe Freiburgu janë dy finalistet e sezonit 2025/2026 në Ligën e Europës. Dy duelet e kthimit të raundit gjysmëfinal, prodhuan plot 8 gola, teksa skuadra e Unai Emeri, mposhti 4 – 0 Notingham Forestin, duke përmbysur kështu rezultatin e sfidës së pare.
Mbrëmje historike edhe për Freiburgun, që fitoi me rezultatin 3 me 1 ndaj Bragës. Aston Vila i dha fund serisë prej tre humbjesh radhazi dhe siguroi kualifikimin në finalen e dytë europiane në historinë e klubit, ku do të përballet me Freiburgu, 44 vite pas finales së parë.
Ndeshja finale e Europa Ligës Freiburg – Aston Vila zhvillohet më 20 maj në Stamboll
Në Konferencë Liga, Rajo Vajekano ka shkruar historinë duke siguruar për herë të parë kualifikimin në një finale të kupave europiane, pasi mposhti francezët e Strasburgut 1-0.
Në finale është kualifikuar edhe Crystal Palace, ekip e cila eliminoi Shakhtar Donetskun me rezultatin 2-1. Edhe për klubin anglez kjo do të jetë finalja e parë europiane në histori, ndërsa synimi do të jetë fitimi i trofeut të dytë madhor në më shumë se 120 vite ekzistencë profesionale.
Ndeshja finale mes Rayo Vajekano – Crystal Palas do të zhvillohet më 27 maj në Lajpcig.
Tanimë kur dihen të gjitha ekipet finaliste në garat evropiane të UEFA-së, nga gjashtë të skuadrat finaliste të garave evropiane, katër trajnerë janë spanjollë, Luis Enrike si trajner i PSG-së dhe Mikel Arteta i Arsenalit, do të kërkojnë trofeun e Ligës së Kampionëve.
Unai Emeri me Aston Vilën synon trofeun e Europa League dhe Inigo Perez me Rajo Vajekanon, synon trofeun e Ligës së Konferencës.
Lajme nga vendi
LIGA E PARË: TETOVA DHE SHKUPI NË QENDËR TË VËMENDJES!
Të shtunën dhe të dielën me fillim në program janë ndeshjet e javës së 31-të të kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor. Kjo javë mund të jetë edhe vendimtare sa i përket titullit kampion por edhe për ekipet që luftojnë për mbijetesë në elitën e futbollit vendor.
Kuqezinjtë tetovar pas dy dështimeve të fundit, disfatës nga Bashkimi në Tetovë dhe barazimit me Sileksin në Kratovë, pothuajse kanë humbur gjasat se mund të mbrojnë titullin kampion.
Derisa matematikisht ende ekzistojnë gjasat, Shkëndija në ndeshjen e nesërme duhet të jetë në nivelin e duhur pasi ekipi nga Struga ka matematikat e veta.
Ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në Shkup aty ku lideri në renditjen e tabelës Vardari është nikoqire e Sileksit.
Me fitore eventuale Vardari do të ishte edhe një hap pranë titullit kampion .
Nesër në program është edhe ndeshja në Manastir mes Pelisterit dhe Shkupit, ku vendasit janë favorite absolute.
Të tre ndeshjet e së shtunës fillojnë ora 16:00.
Tre ndeshjet tjera të javës së 31-të zhvillohen të dielën me fillim në ora 16:00, takohen: Arsimi – Bashkimi, Makedonija Gj.P – Tikveshi dhe AP Brera- Rabotniçki.

