Connect with us

Lajme nga vendi

ZVICRA DHE KOSOVA NISIN KUALIFIKUESET PËR BOTËRORIN 2026

Published

on

Përfaqësuesja e Kosovës nesër në  stadiumin’’Sent Jakob Park’’ të Baselit me fillim në ora  20 e 45 do të  përballet me Zvicrën në kuadër e vlefshme  për  kualifikimet  në Botërorin 2026. 

 Përfaqësuesja e Kosovës  e cila është në Grupin ‘B’ së bashku me Suedinë, Zvicrën dhe  Slloveninë, nga dita e nesërme nisin rrugëtimin e saj për kualifikim në Kampionatin Botërorë 2026.  Përfaqësuesja e Kosovës tanimë është e akomoduar në  Zvicër, ndërsa ditën e djeshme e ka shfrytëzuar për një seancë të rregullt  stërvitore . Në bazë të informatave nga Federata e futbollit të Kosovës  atmosfera në kampin e Dardanëve është shumë pozitive, ndërsa të gjithë futbollistët po punojnë me përkushtim maksimal, njofton shtëpia e futbollit kosovar. Në seancën e e djeshme stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda ka punuar në detaje taktike, duke u fokusuar në organizimin ofenziv dhe mbrojtës, në ndërprerje dhe në reagimin e ekipit gjatë tranzicioneve të lojës.  Në mungesë të Zhegrovës, Rashicës e Hadërgjonajt, trajneri gjerman është duke i provuar skemat dhe mbulimet e tyre.

Sipas mediumit të madh zviceran “Blick” thuhet  se  interesimi për të ndjekur  ndeshjen Zvicër –Kosovë është i jashtëzakonshëm  dhe tashmë janë shitur krejt biletat për ndeshjen e nesërme mes Helvetikëve dhe Dardanëve, e cila do të luhet në Basel, ku  pritet të ketë edhe numër të madh të tifozëve shqiptar.

Ndeshja  Yvicër – Kosovë, luhet nesër me fillim në ora 20 e 45 në stadiumin “Sent Jakob-Park” në Bazel, ndërsa drejtësi do të ndaj arbitri polak Szymon Marciniak . Ndërkaq  po  në të njëjtën kohë zhvillohet edhe ndeshja  tjetër e këtij grupi  Slloveni – Suedi .

 

Advertisement
 SHABAN SINANI – TV KOHA

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat