Connect with us

Lajme nga vendi

Veles, vrau me thikë ish të dashurën dhe babanë e saj, pastaj kreu vetëvrasje

Published

on

Vrasje e dyfishtë ndodhi pasditën djeshme në Veles, ndërsa autori kreu vetëvrasje. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 të pasdites pranë sahatit të Qytetit. Sipas fqinjëve, ish-partneri i vajzës e vrau atë së pari, pastaj babanë e saj, dhe më vonë vrau edhe veten, transmeton Portalb.mk.

“U raportua se SPB Veles ka gjetur një femër me lëndime nga një objekt i mprehtë në rrugën Koço Racin në Veles. Zyrtarët e policisë mbërritën në vendngjarje dhe përcaktuan se ajo ishte R. K. (31) nga Velesi, e cila nga Ndihma e Shpejtë u transferua në Spitalin e Velesit, ku u shpall e vdekur. Menjëherë më pas, në shtëpinë e babait të saj në të njëjtën rrugë, u gjet i vdekur babai i saj K. K. (74), i cili gjithashtu kishte lëndime nga një objekt i mprehtë. I. S. (39) nga Shkupi, ish-partneri i R. K., u gjet gjithashtu me lëndime nga një objekt i mprehtë në shtëpi, dhe sipas informacioneve fillestare, ekziston dyshimi se ai i sulmoi të dy, pas së cilës edhe vetë u plagos. Pasi u transferua në Spitalin e Velesit, edhe ai u shpall i vdekur”, tha Biljana Gjakovska, zëdhënëse e SPB Veles.

Ekip  i Ndihmës së Shpejtë erdhi në vendngjarje dy herë në vendngjarje.

“U thirrëm rreth orës 15:30 të pasdites për t’i ofruar kujdes një vajze që kishte plagë të shumta nga thikë. Ne i dhamë kujdesin e nevojshëm dhe e transferuam në Urgjencën e Spitalit të Velesit. Menjëherë morëm një telefonatë të re për të njëjtën adresë. Kishte një person të vdekur të mbuluar me çarçaf dhe një person më të ri që kishte plagë nga thikë në qafë. I ofruam gjithashtu ndihmë dhe e transferuam në  Urgjencë”, tha doktor Zharko Manaskov nga Departamenti i Urgjencës në Qendrën e Shëndetit Publik të Velesit.

Dy të plagosurit u pranuan në Spitalin e Velesit në gjendje të keqe, pa shenja jete.

Advertisement

“Në orën 15:30, një vajzë u soll pa asnjë reagim kardiak, pa frymëmarrje. U gjetën gjashtë lëndime, të shkaktuara me një objekt të mprehtë. U ndërmorën të gjitha përpjekjet për ringjallje, por nuk pati asnjë reagim kardiak. Ringjallja totale zgjati 45 minuta. Të gjitha përpjekjet ishin të pasuksesshme. Pak më vonë, u soll një pacient i ri, një djalë me plagë thike të shkaktuara nga një objekt i mprehtë, të gjitha në zonën e qafës. Gjithashtu u konstatua se nuk kishte shenja jete, frymëmarrjeje apo reagimi kardiak”, tha kirurgu kujdestar, Petre Kodovski nga Spitali i Përgjithshëm i Velesit.

Prokuroria Publike e Velesit informoi se tre trupat janë transferuar në mjekësinë ligjore për autopsi, dhe të gjitha sendet janë sekuestruar nga vendi i ngjarjes për ekspertizë.

Në Gjykatën Themelore të Velesit, personit që besohet se ka kryer krimin iu lëshua urdhër ndalimi për t’iu afruar ish-të dashurës së tij. Disa ditë më parë, një gjyq për të njëjtin person përfundoi në të njëjtin institucion për dy akuza penale, rrezikim të sigurisë gjatë kryerjes së dhunës në familje dhe për lëndim trupor.

Lajme nga vendi

“TETOVA OPEN – BILARDO”  FRYMË E RE NË “VERËN TETOVARE” (foto)

Published

on

Në kuadër të manifestimit “Tetova n`Festë”, Sheshi i Tetovs të hënën në mbrëmje u bë arenë e garave të bilardos.

Mjeshtrit e kësaj loje nga vendi por edhe nga Kosova e Shqipëria, para tetovarëve prezantuan aftësitë e tyre në këtë sport atraktiv dhe shumë të dashur për të rinjtë dhe jo vetëm, duke e shndërruar këtë mbrëmje në një festë të madhe tetovare.

Erdhi si favorit, por edhe në stolin e bilardos e meritoi këtë epitet.

Vendi i parë I takoi, Eklent Kaçit nga Shqipëria, disa herë kampion bote në bilardo.

EKLENT KAÇI – Kampion bote në bilardo

Advertisement

Në vendin e dytë u pozicionua Fitim Haradinaj nga Kosova, kurse në vendin e tretë u renditën Mirsad Zeqiri dhe Blendi Qazimi.

Organizatori Komuna e Tetovës për fituesit ndau Kupa dhe mirënjohje teksa ka uruar të gjithë pjesëmarrësit për një garë të nivelit të lartë sportiv në kuadër të Verës Tetovare.

IBRAHIM SADIKI – Organizator i turneut

BEDRI SIJARINA – Bilardist nga Kosova

Ndryshe ky turne i bilardos u transmetua drejtpërdrejt në faqen zyrtare të Facebookut të Tv Koha, ashtu sic do të transmetohen edhe dhjetëra aktivitete tjera sportive, kulturore, argëtuese gjatë verës tetovare./Tv Koha/

Advertisement

Continue Reading

Lajme nga vendi

Agon Ferati mori drejtimin e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive

Published

on

Ministri i deritanishëm për marrëdhënie ndërmjet bashkësive Ivan Stoillkoviq ia lëroi kolltukun ministrit të ri nga radhët e VLEN Agon Ferati. I tha se ka qenë shkurt në këtë pozitë.

Ferati është një profesionist i orientuar drejt rezultateve me përvojë të gjerë në menaxhimin e projekteve, politikat publike, qeverisjen e mirë, integrimin evropian dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Ai është alumn i Programit të Shkëmbimit të Këshillit Amerikan të Liderëve të Rinj Politikë (ACYPL) dhe ka ndjekur trajnime të avancuara profesionale në Institutin Robert Schuman, Universitetin Lund, Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS).

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sulejmani zyrtarisht në krye të Kulturës dhe Turizmit

Published

on

Sedat Sulejmani ka njoftuar se sot zyrtarisht ka marrë detyrën e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit. Ai tha se prioritet do të jenë zhvillimi i artit dhe kulturës, konsolidimi i institucioneve kulturore dhe mbështetja e artistëve dhe krijuesve të rinj. Sulejmani falënderoi ministrin në largim, Zoran Ljutkov, për angazhimin dhe kontributin gjatë mandatit të tij.

Continue Reading

Më të lexuarat