Connect with us

Lajme nga vendi

Gjykata shqiptoi dënim me kusht për onkologen Meri Peshevska

Published

on

Gjykata Themelore Penale në Shkup i ka shqiptuar dënim me kusht prej dy vitesh pa ndalesë në ushtrimin e profesionit të pandehurës së dytë në rastin e onkologjisë, onkologes Meri Peshevska, nëse në afat prej pesë vitesh nuk kryen vepër të re penale. Para dy seancave gjyqësore, Peshevska pranoi veprën e trajtimit neglizhent ndaj pacientëve, pas së cilës procedura penale kundër saj është ndarë.

Peshevska së bashku me ish drejtorin e Klinikës së onkologjisë Nikolla Vasev dhe dy onkologë të tjerë u akuzua për trajtim neglizhent të pacientëve.

Sipas aktakuzës, ata ngarkohen për veprat penale “krime të rënda kundër shëndetit të njerëzve” dhe “trajtim neglizhent”, ku ndaj 29 pacientëve janë aplikuar terapi të papërshtatshme, me lëshime në dozë dhe pa një vlerësim adekuat të gjendjes së tyre shëndetësore.

Onkologia Peshevska para Gjykatës se nuk është e sigurt nëse kishte vazhduar terapinë për shtatë pacientët për të cilët akuzohej, sepse, siç tha, “vula e saj atë kohë ka qëndruar në sportel me qëllim ofrimin e shërbimit të shpejtë për pacientët”. Në fjalën e saj përfundimtare, ajo theksoi se tërë jetën e saj ia kishte kushtuar pacientëve dhe se ishte punësuar në Klinikën e onkologjisë që nga viti 2002 dhe nga viti 2007 ka qenë onkologe specialiste.

Përveç kësaj, kundër Vasevit dhe ish drejtorit ekonomik të Klinikës, Nehat Nuhiu ka edhe në akuzë tjetër për shpërdorim të detyrës në dëm prej mbi 2.2 miliardë denarë për buxhetin e shtetit.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat