Connect with us

Lajme nga vendi

Mexhiti: Do të mbështesim çdo profesion të ndershëm që krijon vlerë në Çair

Published

on

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, është takuar me berberët e kësaj komune, duke vlerësuar punën e tyre si shembull të suksesit, përkushtimit dhe traditës familjare.

Në takimin e mbajtur me përfaqësues të këtij profesioni, Mexhiti theksoi se berberët dhe zejtarët e Çairit janë pjesë e rëndësishme e jetës sociale dhe ekonomike të komunitetit.

“Në çdo berberi fshihet një histori e vogël suksesi, një biznes familjar që qëndron mbi punë, përkushtim dhe traditë. Berberët e Çairit janë ata që çdo ditë takojnë dhjetëra qytetarë, dëgjojnë historitë e tyre, ndajnë hallet dhe gëzimet e përditshme,” tha Mexhiti.

Ai shtoi se përmes politikave të qarta për zhvillim dhe lehtësime për bizneset e vogla, do të mbështesë çdo profesion të ndershëm dhe çdo familje që krijon vlerë në Çair.

“Berberët, frizerët, zejtarët dhe tregtarët janë forca e vërtetë e ekonomisë lokale. Janë ata që me duart e tyre krijojnë bukuri, stabilitet dhe jetë në lagjet tona. Prandaj, ne do të jemi përkrah tyre me politika të qarta për zhvillim, me lehtësime për bizneset e vogla, me mbështetje për iniciativat familjare dhe me kushte më të mira pune që nxisin dinjitetin e punëtorit dhe fuqinë e vetëqëndrueshme të ekonomisë lokale.” theksoi ai.

Advertisement

Në fund, kandidati i VLEN-it u shpreh se vizioni i tij për Çairin është një komunë që ruan traditën, nxit modernizimin dhe forcon ekonominë lokale.

“Çairi do të mbetet shtëpia e mjeshtrave, vendi ku puna vlerësohet, ku tradita takohet me modernitetin dhe ku çdo njeri ka vendin e vet në historinë e qytetit tonë. Sepse Çairi është një familje e madhe që rritet mbi solidaritetin, punën dhe respektin për njëri-tjetrin.”përfundoi Mexhiti.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat