Connect with us

Lajme nga vendi

Avokati i Popullit kërkon mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi politik

Published

on

Avokati i Popullit, përmes Departamentit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe personave me invaliditet, dërgoi apel publik te të gjithë pjesëmarrësit në Zgjedhjet Lokale 2025 të përmbahen nga përfshirja e fëmijëve në aktivitetet politike.

“Përfshirja e fëmijëve në ç’farëdo lloj aktiviteti politik, paraqet një formë të papranueshme të instrumentalizimit të fëmijës dhe shkelje të dinjitetit të tij dhe të drejtën e mbrojtjes nga ndikimi politik, të garantuar me Konventën për të drejtat e fëmijëve, Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, si dhe Kodin Zgjedhor, i cili parashikon që pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore detyrohen të veprojnë në pajtim me parimet e sjelljes etike dhe përgjegjëse”, thuhet në kumtesën e Zyrës së Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit thekson se fëmijët nuk duhet të shfrytëzohen për promovimin e partive politike, kandidatët ose programet, as të paraqiten në videoklipe, paraqitje publike ose materiale promovuese në kontekst të fushatës.
Në atë drejtim, Avokati i popullit apelon të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor të përmbahen nga çdo lloj pranie ose paraqitje e fëmijëve në fushatat e tyre, dhe i inkurajon prindërit dhe opinionin të paraqesin raste të tilla te Avokati i Popullit ose organet kompetente, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave dhe dinjitetit të fëmijëve.

Avokati i Popullit do të vazhdojë ta ndjekë gjendjen dhe do të veprojë sipas të gjitha informatave ose ankesave të cilat kanë të bëjnë me shkelje të mundshme të të drejtave të fëmijëve në procesin zgjedhor.

Duke kujtuar mundësinë e raportimit të shkeljes së të drejtës së votës në linjën telefonike pa pagesë 0800 54321, Avokati i Popullit theksoi se çdo fëmijë ka të drejtë të mbrohet nga ndikimi dhe abuzimi politik, dhe në këtë drejtim, lufta politike midis të rriturve nuk duhet të zhvillohet përmes fëmijëve.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat