Lajme nga vendi
MUZEU ETNOGRAFIK NË FSHATIN DRAGINË, PASURI KOMBËTARE E ANA MALIT
Në muzeun etnografik në fshatin Draginë, Ana e Malit komuna e Ulqinit janë te ekspozuara rreth 1000 eksponate te trashëgimisë se kësaj zone Ky muze është hapur para 10 viteve nga Hajredin Kovaçi i cili është poet dhe autor i pesë librave..Ekipi i TV Koha gjatë qëndrimit në Ulqin vizitoi këtë muze etnografik në fshatin Draginë
Në rajonin ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi ka disa muze etnografik të cilat janë hapur falë angazhimit të adhuruesve të kulturës popullore me që elementet etnografike janë pasuri e paçmueshme dhe na i ruajnë me fanatizëm ato. Në mungesë të objekteve institucionale këto muze janë hapur nëpër shtëpitë e vjetra private me qëllim që të mbledhjes, ekspozimit dhe mirëmbajtjes së objekteve tradicionale popullore. I tillë është edhe muzeu etnografik në fshatin Draginë të Anës së Malit komuna e Ulqinit që u hapë për të shpëtuar sende e rralla etnografike që njerëzit për shkaqe se nuk kanë pasur ku ti ruajnë i kanë hedhur edhe pse janë pjesë e kulturës shqiptare në veçanti ne rajonin e Ana Malit
‘’Ideja ishte e kahershme, ka nja 10 vite që ja kemi filluar për qejf personal, si thonë për me mund me e ruajt; trashëgimin kulturore të Anës Malit dhe më gjerë, sepse të gjitha këto eksponate të vjetra që shihni këtu janë pjesë e kulturës së Anës Malit e cila na dallon prej të tjerëve por njëkohësisht edhe na pasuron. Kurse është i mirë edhe vullneti me i ruajë këto sene sepse dita ditës po na humbë kultura prej duarve. Domethënë po zhduket e vjetra kemi provua me fëmijë me i ruajt të gjitha ato sende të vjetra’’ deklaroi Hajredin Kuçi
Kovaçi tha se në muzeun e tij etnografik ka mbi 1000 eksponate të veçanta që karakterizojnë kulturën e Ana Malit dhe jo vetëm
‘’Ka plot sende të veçanta, ka rreth 1000 eksponate por që është vendi i vogël e i pa përshtatshëm për ekspozimin e tyre. Domethënë nuk kam kushte me i mbajt të gjitha. Por me rëndësi është që ato janë grumbulluar në një vend dhe do të ruhen e më vonë do të zgjerohemi pak me forcat tona si thonë me kushtet tona sepse askush prej institucioneve nuk na ka ndihmua, pra me forca vetanake. Kjo është dëshira edhe dashuria për Anën e Malit, për të vjetrën për të kaluarën tonë, sepse këtu kemi vegla pune, kemi edhe shtëpiake , kemi edhe të gjitha ato gjëra jetesës të njerëzve tanë që na kanë lanë trashëgimi poen ë duhet ta rruajmë’’ tha Hajredin Kuçi
Etnografi Hajredini Kuçi thotë se jemi duke zgjeruar me të vetmin qëllim që te ketë hapësirë të duhur edhe për sende tjera që janë të vlefshme për kulturën tonë pasi këtu ka vizitor nga vende të shumta
‘’Vizitorë ka për çdo ditë gati , të huaj zakonisht. Vinë gjermanë, francezë, rusë, polak, ukrainas ka turq edhe shqiptar nga të gjitha trojet, sidomos njerëzit tanë që janë në mërgim si në Amerikë e diku tjetër. Ato vinë verës edhe e vizitojnë muzeun se përveç që kanë me vizitu muzeun dhe me pa eksponatet e vjetra, ne kemi fillua kohëve të fundit edhe me ushqime tradicionale ‘’.përfundoi Hajredin Kuçi
Muzetë etnografike në Mal të Zi ka shumë por ato janë vendosur në objektet private siç është në Guci në Malësi ashtu në komunën e Ulqinit që është problem për sendet e ekspozuara edh pasi ato ambiente nuk janë edhe aq të përshtatshme e pas nuk është konservimi i duhur që rrezikon ekzistencën e këtyre sendeve që janë të një rëndësie kulturore dhe etnografike
SHABAN SINANI – TV KOHA
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

