Connect with us

Lajme nga vendi

Aliu paralajmëron ndryshime ligjore: Mjekët dhe personeli mjekësor do t’i nënshtrohen testit anti-drogë

Published

on

Mes ligjeve të cilat po përpilohen nga 12 grupet e punës në ministrinë e shëndetësisë, është paraparë edhe një ligj i cili do të obligonte punonjësit shëndetësor të kryejnë test anti-drogë. Grupet e punës kanë kujdes që të mos ketë përplasje mes ligjeve por të jenë të sinkronizuara dhe të zbatueshme.

“Po definitivisht ne kemi 12 grupe punuese të cilat punojnë siç e dini për ndryshimin apo sinkronizimin e atyre ligjeve që të jenë që të mos ketë përplasje mes ligjeve. Një nga mundësitë që do ta shqyrtojmë është nëse mundet në ndonjërin prej ligjeve të jetë, do të jetë edhe ai nen i ligjit”, tha Azir Aliu – Ministër i Shëndetësisë.

Por çfarë sanksionesh parashihen për mjekët që mund të rezultojnë pozitiv? Ministri Aliu ende nuk ka detaje.

“Për këtë juristët me siguri kur krijohet ligj ka edhe proces se si duhet të ndjekësh indikatorët dhe nëse nuk janë në përputhje me ligjin normalisht se do të ketë edhe pasoja”, deklaroi Azir Aliu – Ministër i Shëndetësisë.

Kjo ide vjen pasi drejtori i shkarkuar i Neurologjisë, Igor Kuzmanovski, ishte incizuar duke shfrytëzuar lëndë narkotike. Kërkesë për testim anti drogë pati pasur edhe për deputetët në vitin 2019. Grupi i pavarur i atëhershëm i deputetëve nga VMRO-DPMNE-ja patën kërkuar nga Kuvendi që të bëjë test për përdorimin e lëndëve narkotike për të gjithë 120 deputetët ndërsa patën bërë thirrje që këtë ta realizojnë edhe funksionarët e tjerë sikurse gjykatësit, prokurorët, kryetarët e komunave e të tjerë. Kjo kërkesë pati ardhur pas publikimit të një bisede të përgjuar të deputetit të atëhershëm të LSDM-së, Pavle Bogoevski i cili dëgjohej duke porositur lëndë narkotike kokainë.

Advertisement

Paraprakisht policia kishte zbatuar testimin për anti-drogë te disa punonjës. Numri i tyre i vërtetë asnjëherë nuk u kumtua, por disa ishin suspenduar, madje edhe pjesëtarë të njësive elitare. Ky mekanizëm hyri në funksion nga viti 2015 kur të paktën 13 policë nga një aksion i brendshëm i MPB-së, rezultuan pozitiv në testet e drogës. Në vitin 2020 në metodologjinë e re për test integriteti ishte përfshirë edhe kontrolli i domosdoshëm për policët gjatë aplikimit për punë. /Alsat.mk

Lajme nga vendi

KSHPK: Është hapur lëndë për konflikt interesash për një person – anëtar i komisonit i cili ka marrë pjesë në programin për Ditën e pavarësisë

Published

on

Zëvendëskryetari i Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK), Besnik Xhemaili, sot deklaroi se KSHPK ka hapur lëndë për konflikt interesash lidhur me personin, i cili, siç tha, përmendet në opinion se ka qenë anëtar i komisionit për vendimmarrje, e njëherit ka marrë pjesë në programin për shënimin e Ditës së pavarësisë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

30 shkolla dhe salla sportive –mbështetje e fortë nga partnerët europian për përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe sportit

Published

on

Shkolla fillore “Panajot Ginovski” në komunën e Butelit është një nga 30 shkollat ​​në vend që marrin kushte cilësore për mësimdhënien e edukimit fizik dhe shëndetësor dhe për stërvitje sportive përmes projektit për rehabilitimin e objekteve të edukimit fizik dhe furnizimin  e pajisjeve sportive në shkollat ​​fillore dhe të mesme, të bashkëfinancuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Korniza Investuese e për Ballkanin Perëndimor (WBIF) dhe Banka e Zhvillimit e Këshillit e Evropian (CEB).

Në eventin “MËSO, LUAJ, RRITU”, ku u prezantuan rezultatet e projektit, Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska theksoi se organizatat partnere, të cilat mbështesin sinqerisht vendin në rrugën drejt integrimit evropian, po ndihmojnë në përmirësimin e kushteve në shkolla.

“Kjo do të thotë shumë për ne. Ne i japim përparësi të lartë arsimit sepse është një nga themelet e zhvillimit të çdo shoqërie dhe investimi më i rëndësishëm në të ardhmen e një vendi. Dhe ky themel ka disa komponentë. Njëri prej tyre është infrastruktura arsimore. Shkolla duhet të jetë një vend ku nxënësit vijnë me kënaqësi, një vend ku ndihen të sigurt, të pranuar dhe të motivuar për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të arritur potencialin e tyre të plotë”, tha Janevska.

Përveç investimeve në mjediset e shkollave sportive, ministrja Janevska theksoi se në dy vitet e fundit, Qeveria ka zbatuar ose është në fazën e zbatimit të 90 projekteve të tjera në infrastrukturën arsimorenëshumëkomuna.

Ende kemi shumë punë për të bërë. Nuk duhet të harrojmë një shkollë të vetme ose një komunitet të vetëm lokal. Do të vazhdojmë të veprojmë hap pas hapi, me mbështetjen e partnerëve dhe me një qëllim të qartë – që çdo fëmijë të ketë kushte cilësore dhe dinjitoze për arsim”, tha ministrja Janevska.

Advertisement

Në këtë aktivitet folën edhe Ambasadori i BE-së Mihalis Rokas, ambasadorët e Italisë, Spanjës dhe Francës – Paolo Palminteri, Rafael Soriano Ortiz dhe Kristof Le Rigoler, si dhe Zëvendësguvernatori i Bankës për Zhvillim e Këshillit të Evropës, Tomas Boçek. Ata shprehën kënaqësi për rezultatet e arritura përmes projektit dhe dërguan një mesazh të përbashkët se investimet në arsim, veçanërisht në infrastrukturë, nuk duhet të ndalen.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Kryetari i Bashkisë së Butelit, Darko Kostovski, drejtori i shkollës Bllagorodna Sotirov, të cilët falënderuan kët bashkëpunim, përmes projektit, shkolla fillore “Panajot Ginovski” u përfshi edhe nga aktivitetet e rindërtimit.

Projekti “Rehabilitimi i objekteve të edukimit fizik në shkollat ​​fillore dhe të mesme dhe furnizimi i pajisjeve sportive në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i bashkëfinancuar nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) dhe Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës (CEB), filloi në vitin 2024 dhe do të kushtojë rreth 3 milionë euro deri në përfundimin e plotë të të gjitha punimeve të ndërtimit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

VERDIKTI I HAGËS: REAGOJNË KRERËT POLITIK SHQIPTAR!

Published

on

Asnjë verdikt nuk mund ta mohojë faktin se Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi i përkasin një kapitulli të lavdishëm të historisë së Kosovës, shkruan Kryeparlamentari Afrim Gashi në Facebook.

Për popullin shqiptar, ata janë dhe mbeten çlirimtarë të Kosovës. Lufta e UÇK-së, sakrifica dhe vetëmohimi i atyre që e udhëhoqën dhe ishin pjesë e saj janë vetë rruga që çoi në lirinë e Kosovës dhe në një epokë të re paqeje e stabiliteti në rajon. Aktgjykimi i sotëm është i shkallës së parë, ndërsa beteja për drejtësi vazhdon. Andaj, sot është dita të qëndrojmë bashkë, me dinjitet e qetësi dhe të dëshmojmë se mendjet dhe zemrat tona janë pranë çlirimtarëve dhe familjeve të tyre –thuhet në postimin e Kryeparlamentarit Afrim Gashi.

Vendimin e sotëm ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, sipas Ali Ahmetit, është një vendim që I padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes. Ai beson se mbrojtja do ta vazhdojë betejën juridike në Gjykatën e Apelit, duke kundërshtuar gjetjet e shkallës së parë dhe duke kërkuar drejtësi deri në fund.

Shpreh keqardhje të thellë për aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ka qenë reagimi i bashkëkryetarit të VLEN-it dhe Kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasamit

Ky është një vendim i rëndë për katër njerëz që kanë dhënë kontributin e tyre në luftën për çlirimin e Kosovës dhe që sot vazhdojnë të jenë larg familjeve të tyre. Ky aktgjykim nuk e ndryshon të vërtetën historike për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lufta çlirimtare në Kosovë është pjesa më e lavdishme e historisë sonë kombëtare.  Presim që Apeli ta rishqyrtojë dhe ta rrëzojë këtë vendim.Në këto momente, mendimet e mia janë me familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, me bashkëluftëtarët e tyre dhe me të gjithë ata që e përjetojnë këtë ditë me dhimbje, shkruan Bilall Kasami në Facebook.

Advertisement

Vendimi i sotëm i Hagës për krerët e UÇK-së është zhgënjyes dhe thellësisht i padrejtë për popullin e Kosovës dhe gjithë kombin tone, thotë bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë një luftë të pastër, mbrojtëse dhe të drejtë për liri, pavarësi dhe dinjitet. Historia e lavdishme e popullit tonë nuk mund të tjetërsohet, as të njolloset me vendime që i shërbejnë padrejtësisë e jo të vërtetës. Beteja për historinë e vërtetë dhe për drejtësi meriton dhe duhet të vazhdojë deri në fitoren e saj. Jo dënimit të UÇK-së në emrin tonë! – shkruan Izet Mexhiti në Facebook.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tani deputet i Aleancës, e ka cilësuar si “të papranueshëm” dhe “të padrejtë” aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa ka bërë thirrje për qetësi dhe për vazhdimin e betejës ligjore në shkallën e dytë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për procesin gjyqësor në Hagë, ku ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg. Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama ka shkruar shkurt e shiqp – “Marre”.TV KOHA

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat