Lajme nga vendi
Mexhiti: Mbikalimi në Bit Pazar do të largohet, vendkalimi zyrtar me semaforë është zgjidhja përfundimtare
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, në emisionin “Hajde flasim” në TV21 ka zbuluar ekskluzivisht planin e tij për zgjidhjen e një prej çështjeve më të diskutuara dhe m problematike në zonën e Bit Pazarit, mbikalimin për këmbësorë.
“Ende nuk e kam promovuar publikisht, por po e them ekskluzive këtu,” deklaroi Mexhiti, duke theksuar se ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me Shoqatën e tezgaxhinjve të Bit Pazarit. Ai tha se projekti i mëparshëm me urën nuk ka dhënë rezultatet e pritura, pasi qytetarët nuk e përdornin atë.
“Psikologjia e njeriut është që nuk do as mbikalim, as nënkalim. Madje edhe esnafët e Çarshisë thonë se dyqanet që kanë nja dy shkallë nuk e kanë vlerën e atyre që janë në nivel të rrafshët” u shpreh Mexhiti.
Ai shtoi se kishte propozuar edhe një ide me ashensorë dhe shkallë, por sipas tregtarëve, ajo do të ishte investim i kotë, sepse as atë nuk do ta përdorin.
Sipas Mexhitit, zgjidhja përfundimtare është largimi i mbikalimit ekzistues dhe ndërtimi i një vendkalimi zyrtar për këmbësorë me semaforë.
“Fatmirësisht, komuna e Çairit nuk ka dhënë asnjë denarë për ndërtimin e asaj ure. Ajo është bërë në këmbim të hapësirës për reklama me kompaninë Akzent Media dhe komuna nuk ka asnjë obligim financiar. Prandaj, zgjidhja më e mirë është prishja e urës dhe vendkalimi zyrtar me semaforë,” theksoi ai.
Mexhiti shtoi se ky vendim do të jetë në përputhje me nevojat reale të qytetarëve dhe tregtarëve të Bit Pazarit, duke sjellë një zgjidhje më praktike dhe funksionale për qarkullimin në këtë zonë.
Lajme nga vendi
Qytetarët çojnë “Safe City” në Kushtetuese
Disa qytetarët përmes një nisme i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e sistemit Safe City. Sipas tyre, përmes dërgimit të sms porosive bëhet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdoren të dhënat personale dhe cenon sigurinë në trafik.
Përveç nismës në kushtetuese, grupi iniciues ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare, punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim i të dhënave personale. Në nismë është potencuar edhe drejtësia selektive dhe diskriminimi gjeografik.
Lajme nga vendi
Strasburgu e obligon Maqedoninë: Brenda 3 muajve duhet të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike
Maqedonia humbi rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – shteti është i detyruar brenda tre muajve të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sepse nuk janë respektuar vendimet e gjykatave që kanë marrë fuqi ligjore, përcjell TV21. Vendimi konstaton se me të ashtuquajturat “korniza” nga Ligji për Ekzekutimin, është shkelur Neni 6 i Konventës Evropiane – e drejta për një proces të drejtë dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.
Borxhlinjtë më të mëdhenj janë “Nomagas”, Hekurudhat – Transport dhe Infrastrukturë dhe EMV. Gjykata Evropiane thekson se mungesa e buxhetit ose e burimeve nuk mund të shërbejë si justifikim për mos-ekzekutimin e vendimeve gjyqësore./tv21.tv
Lajme nga vendi
Nga 1 janari ulen shpenzimet për rrymën, KRRE i ul tarifat e rrjetit
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike, përcjell TV21. Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%.
Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen e KRRE-së, të bëjë përllogaritjen dhe të publikojë çmimet finale sipas blloqeve.
“Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36%”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi1 month agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga vendi2 months agoFatmir Limani: Diaspora do të jetë pjesë integrale e projektit tim politik

