Connect with us

Lajme nga vendi

Promovohet rruga Pallaticë–Zhelinë, Sejdiu: Ta gëzojnë shumë gjenerata

Published

on

Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka bërë të ditur sot përmes një postimi në rrjetin social Facebook se është promovuar rruga Pallaticë–Zhelinë, një nga projektet infrastrukturore të rëndësishme për komunën.

“Sot promovuam rrugën Pallaticë–Zhelinë, një projekt shumë i rëndësishëm dhe i realizuar me sukses. Ta gëzojnë shumë gjenerata”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

Rruga e re pritet të lehtësojë komunikimin ndërmjet fshatrave dhe të ndikojë në zhvillimin ekonomik e social të zonës. Projekti është përmbyllur me sukses, duke sjellë përfitime të dukshme për banorët lokalë.

Lajme nga vendi

Mot stabil deri të shtunën, reshje dhe bubullima nga e diela

Published

on

Në vend sot pritet mot me diell, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 16 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 26 deri në 32 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 13 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 31 gradë.

Deri të shtunën do të mbajë mot kryesisht stabil. Të dielën dhe të hënën do të ketë reshje të herëpashershme shiu dhe kushte për mot të paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Nga e marta, për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë nga veriu, do të ketë ulje të temperaturave ditore.

Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN: Premtimi për stadiumin e KF Bashkimi po bëhet realitet

Published

on

Sporti është një nga fushat ku investimi në infrastrukturë krijon drejtpërdrejt mundësi të reja për fëmijët dhe të rinjtë.

Në këtë drejtim, në Kumanovë kanë nisur zyrtarisht punimet për rikonstruksionin e plotë të stadiumit ndihmës të KF Bashkimi, një projekt i premtuar për dy dekada, por që deri më tani kishte mbetur vetëm në letër.

Me nisjen e punimeve, ky premtim po shndërrohet në një investim konkret. Pas përfundimit të projektit, fëmijët dhe futbollistët e rinj të Kumanovës do të kenë në dispozicion një hapësirë moderne dhe të sigurt për stërvitje dhe përgatitje.

Në realizimin e këtij projekti një rol të rëndësishëm ka pasur zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki Shaini, përmes angazhimit institucional për avancimin e projektit dhe krijimin e kushteve më të mira për sportistët e rinj.

Ky investim është dëshmi se infrastruktura sportive mund të shndërrohet në mundësi konkrete për talentet e reja dhe në hapësira ku fëmijët mund të zhvillojnë potencialin e tyre përmes sportit.

Advertisement

Për VLEN-in, puna në sport vazhdon përmes projekteve konkrete që krijojnë kushte më të mira dhe mundësi të reja për brezat e rinj.

Premtimi u bë projekt. Projekti po bëhet vepër. VLEN në punë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

8 viktima, 65 të infektuar – Shkupi mbetet epiqendra e virusit të Nilit Perëndimor

Published

on

Tetë persona kanë humbur jetën nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut, ndërsa numri i rasteve të regjistruara ka arritur në 65, sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Shëndetit Publik deri më 15 shtator.

Shkupi mbetet zona më e prekur, me 60 raste. Numri më i madh i infeksioneve është regjistruar në komunën e Kisella Vodës, veçanërisht në Draçevë, si dhe në territorin e komunës së Gazi Babës.

Jashtë Shkupit janë konfirmuar nga dy raste në Veles, ndërsa nga një rast në Kumanovë, Sveti Nikollë dhe Kavadar.

Nga 65 rastet, 60 janë konfirmuar laboratorikisht, ndërsa pesë konsiderohen të mundshme. Në 64 raste infeksioni është transmetuar lokalisht, ndërsa një person kishte qëndruar në Greqi gjatë periudhës së inkubacionit.

Shumica e të infektuarve janë meshkuj – 51 raste, ndërsa 14 janë gra.

Advertisement

Në 63 pacientë është zhvilluar forma neuroinvazive e sëmundjes, duke kërkuar trajtim spitalor. Tetë prej tyre kanë ndërruar jetë.

Instituti i Shëndetit Publik rekomandon mbrojtjen nga pickimet e mushkonjave, ndërsa në Shkup po zhvillohet edhe dezinsektimi kundër mushkonjave të rritura. Spërkatja është planifikuar nga 16 deri më 19 shtator, gjatë orëve të natës, nëse kushtet atmosferike e lejojnë.

Continue Reading

Më të lexuarat