Lajme nga vendi
Sulmoi mjekun që përpiqej t’i jepte ndihmë mjekësore dhe policin, arrestohet 28 vjeçari
Më 14.10.2025 në orën 16:00, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin M.M.(28) nga f. Çellopek.
Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, ai në Spitalin Klinik në Tetovës ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj personelit dhe kishte sulmuar fizikisht L.A.(31) nga f. Zhelinë, mjek në spital, ndërsa ai po përpiqej t’i jepte ndihmë mjekësore. Gjithashtu, pas arritjes së zyrtarëve policorë, M.M. ishte sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj tyre dhe kishte sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë.
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i ngritet kallëzim përkatës.
Lajme nga vendi
Mot stabil deri të shtunën, reshje dhe bubullima nga e diela
Në vend sot pritet mot me diell, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 16 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 26 deri në 32 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 13 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 31 gradë.
Deri të shtunën do të mbajë mot kryesisht stabil. Të dielën dhe të hënën do të ketë reshje të herëpashershme shiu dhe kushte për mot të paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Nga e marta, për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë nga veriu, do të ketë ulje të temperaturave ditore.
Lajme nga vendi
VLEN: Premtimi për stadiumin e KF Bashkimi po bëhet realitet
Sporti është një nga fushat ku investimi në infrastrukturë krijon drejtpërdrejt mundësi të reja për fëmijët dhe të rinjtë.
Në këtë drejtim, në Kumanovë kanë nisur zyrtarisht punimet për rikonstruksionin e plotë të stadiumit ndihmës të KF Bashkimi, një projekt i premtuar për dy dekada, por që deri më tani kishte mbetur vetëm në letër.
Me nisjen e punimeve, ky premtim po shndërrohet në një investim konkret. Pas përfundimit të projektit, fëmijët dhe futbollistët e rinj të Kumanovës do të kenë në dispozicion një hapësirë moderne dhe të sigurt për stërvitje dhe përgatitje.
Në realizimin e këtij projekti një rol të rëndësishëm ka pasur zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki Shaini, përmes angazhimit institucional për avancimin e projektit dhe krijimin e kushteve më të mira për sportistët e rinj.
Ky investim është dëshmi se infrastruktura sportive mund të shndërrohet në mundësi konkrete për talentet e reja dhe në hapësira ku fëmijët mund të zhvillojnë potencialin e tyre përmes sportit.
Për VLEN-in, puna në sport vazhdon përmes projekteve konkrete që krijojnë kushte më të mira dhe mundësi të reja për brezat e rinj.
Premtimi u bë projekt. Projekti po bëhet vepër. VLEN në punë.
Lajme nga vendi
8 viktima, 65 të infektuar – Shkupi mbetet epiqendra e virusit të Nilit Perëndimor
Tetë persona kanë humbur jetën nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut, ndërsa numri i rasteve të regjistruara ka arritur në 65, sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Shëndetit Publik deri më 15 shtator.
Shkupi mbetet zona më e prekur, me 60 raste. Numri më i madh i infeksioneve është regjistruar në komunën e Kisella Vodës, veçanërisht në Draçevë, si dhe në territorin e komunës së Gazi Babës.
Jashtë Shkupit janë konfirmuar nga dy raste në Veles, ndërsa nga një rast në Kumanovë, Sveti Nikollë dhe Kavadar.
Nga 65 rastet, 60 janë konfirmuar laboratorikisht, ndërsa pesë konsiderohen të mundshme. Në 64 raste infeksioni është transmetuar lokalisht, ndërsa një person kishte qëndruar në Greqi gjatë periudhës së inkubacionit.
Shumica e të infektuarve janë meshkuj – 51 raste, ndërsa 14 janë gra.
Në 63 pacientë është zhvilluar forma neuroinvazive e sëmundjes, duke kërkuar trajtim spitalor. Tetë prej tyre kanë ndërruar jetë.
Instituti i Shëndetit Publik rekomandon mbrojtjen nga pickimet e mushkonjave, ndërsa në Shkup po zhvillohet edhe dezinsektimi kundër mushkonjave të rritura. Spërkatja është planifikuar nga 16 deri më 19 shtator, gjatë orëve të natës, nëse kushtet atmosferike e lejojnë.
-
Lajme nga vendi2 months agoDyvjeçar nga Kumanova helmohet me tretës ngjyre, dërgohet në Klinikën “Nëna Terezë”
-
Lajme nga bota2 months agoFranca në alarm, zjarret i afrohen Bordeaux, Macron mbledh qeverinë në takim krize
-
Lajme nga bota2 months agoFestivali kthehet në tragjedi, dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në Uashington. Arrestohet autori

