Connect with us

Lajme nga vendi

Rritet interesimi për vaksinim kundër gripit në Maqedoni

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se është në rritje interesimi për vaksinim kundër gripit sezonal.

Deri tani janë paraqitur 70 mijë qytetarë, ndërsa janë vaksinuar më shumë se 22 mijë persona në vend.

Vaksinimi po zbatohet më 35 mijë pika vaksinimi, prej të cilëve pesë janë në Shkup.

Në vaksinimin pa papagaesë janë përfshirë kategori të ndryshme të qytetarëve në mesin e të cilëve: personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punëtorët shëndetësor, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në pesë vjet.

Lajme nga vendi

Studentët e Fakultetit të Arteve të UT-së e vizituan ekspozitën e profesorit Miftar Memeti në Galerinë “Bezisten” në Shtip

Published

on

Pas hapjes zyrtare të ekspozitës së profesorit dhe piktorit të njohur Miftar Memeti, studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës, drejtimi Art Figurativ, më 29 tetor 2025, realizuan
një vizitë studimore në ambientet e Galerisë së Arteve “Bezisten” në Shtip.
Në këtë vizitë ishte i pranishëm edhe vetë profesori Miftar Memeti, i cili zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me studentët, duke ndarë përvoja të vlefshme nga karriera e tij artistike dhe akademike. Ai foli mbi procesin krijues, rëndësinë e origjinalitetit, kërkimit dhe pasionit në artin bashkëkohor.
Studentët ishin të shoqëruar nga prodekania për arsim, profesoresha e Historisë së Artit Jëlldëz Asani, dhe profesoresha e vizatimit Drenusha Palloshi. Ata u pritën ngrohtësisht nga drejtoresha e
galerisë dhe kuratori i ekspozitës, të cilët e prezantuan konceptin dhe mënyrën e organizimit të kësaj ekspozite.
Në hapësirat e galerisë ishin ekspozuar vepra nga cikle dhe teknika të ndryshme artistike, vizatime me goditje të sakta e karakteristike, si dhe piktura në vaj mbi pëlhurë, të realizuara me një paletë të gjerë ngjyrash, që dëshmojnë mjeshtërinë dhe vizionin e veçantë të autorit.
Në veçanti spikatnin dy piktura monumentale të portretit të Nënë Terezës, të cilat ruajnë dorëshkrimin e njohur të artistit përmes formave konceptuale dhe frymës postmoderne që e
karakterizon krijimtarinë e tij.
Në tërësi, veprat e profesor Miftar Memetit reflektojnë freskinë e impresionizmit, lëvizjen e lirë të ngjyrave dhe ndjesinë e hapësirës, duke i dhënë artit të tij një dimension komunikues ku edhe
publiku bëhet pjesë e procesit krijues.
Studentët shprehën mirënjohjen e tyre për mundësinë e këtij takimi me një artist të kalibrit akademik e kombëtar, i cili përmes shembullit dhe përvojës së tij frymëzon brezat e rinj të ecin me
përkushtim në rrugën e artit.
Kjo vizitë u vlerësua si një përvojë e vlefshme praktike dhe frymëzuese, që forcon lidhjen midis edukimit universitar dhe jetës artistike në vendin tonë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kandidati i VLEN-it për Dollnenit, Islami kërkon mbështetje për të drejtuar komunën në mandatin e ardhshëm

Published

on

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Dollnenit, Blerim Islami, para banorëve dhe përfaqësuesve politik të koalicionit, shpalosi vizionin e tij për komunën dhe kërkoi mbështetje për të drejtuar komunën në mandatin e ardhshëm. Nga VLEN kërkuan unitet etnik dhe fetar kurse thanë se Islami personifikon karakterin e komunës. Islami ka premtuar investime në arsim, furnizim me ujë të pijshëm, ndërtimin e një poliklinike, përmirësim të infrastrukturës duke përfshirë rrugët kryesore dhe rrugicat në të gjithë komunën, hapjen e një zone teknologjike industriale, rrjet të zgjeruar kanalizimi, dhe menaxhim efikas me mbeturinat.

“Ndodhemi në fshatin Debresh. Kemi vizitë nga përfaqësues qeveritar. Me ne sot është Afrim Gashi, kryetar i Parlamentit, e kemi zv.kryeministrin e parë, z. Izet Mexhiti dhe kryetarin e Alternativës z. Zeqirija Ibrahimi. Vizita e tyre këtu është ndihmë e madhe për ne. Kudo që shkojmë, çdo shtab që vizitojmë ndihet atmosfera e fitores dhe shpresojmë që më 2 nëntor të festojmë së bashku këtu në Dollnen”, deklaroi Blerim Islami, Kandidat i VLEN-it për Dollnenin. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickovski thotë se Mendi Qyra do të jetë kryetar i ardhshëm i Strugës

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski bashkë me zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti, sot vizituan Strugën, ku dhanë mbështetje për kandidatin e pavarur për kryetar të komunës së Strugës, Mendi Qyra. Mickoski tha se nuk pret befasi në Strugë, respektivisht se është i bindur për fitoren e Qyrës.

“Mendoj se këtu është më se e qartë puna, se z.Qyra do të jetë kryetar i ardhshëm i komunës së Strugës. Folëm për prioritetet. Kështu që mbështetja jonë, mbështetja ime personale është që kjo mundësi të konfirmohet. Kështu që ja, nuk pres që të ketë befasi të tjera në suaza të votimeve”, theksi Mickoski.

Continue Reading

Më të lexuarat