Lajme nga vendi
MPB: Denoncimet për bomba në shkollat e Kumanovës dhe Shkupit ishin të rrejshme
Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me njoftim në lidhje me denoncimet për bomba në disa shkolla të Kumanovës. Nga MPB thonë se denoncimet janë të rrejshme.
“Në SPB Shkup dhe SPB Kumanovë dje rreth orës 18:00 është raportuar se në adresat e e-mailit të 30 shkollave në Shkup dhe 17 shkollave në Kumanovë kanë arritur mesazhe për gjoja të vendosura mjete shpërthyese në shkolla. Janë ndërmarrë menjëherë masat dhe aktivitetet e duhura, janë kryer kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për raportime të rreme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Pas denoncimeve për bombave, procesi mësimor në shkollat përkatëse u ndërpre.
Lajme nga vendi
Gjykata Penale sqaroi si u lirua Katica Janeva
Ish-prokurorja speciale Katica Janeva, e cila u dënua me shtatë vjet burg, katër prej të cilave i ka kaluar tashmë në Qendrën Korrektuese të Idrizovës, doli nga burgu këtë fundjavë dhe Gjykata Penale tani po shpjegon procedurën me të cilën dënimi i Janevës u ul me tetë muaj, raporton SllobodenPeçat, përcjell Portalb.mk.
“Për shkak të interesit të disa përfaqësuesve të mediave në lidhje me lirimin me kusht të ish-prokurores, e cila u dënua përfundimisht në rastin e njohur si “Reket”, informojmë publikun se: Më 12.12.2024, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale të Shkupit, me propozimin e të dënuarit K.J., e dënuar përfundimisht në rastin KOK 116/19, miratoi vendim me të cilin pranoi propozimin e të dënuarës dhe lejoi lirimin me kusht nga vuajtja e dënimit me burg, i cili fillon më 21.12.2025 dhe zgjat deri më 21.08.2026″, njofton Gjykata Penale e Shkupit.
Ish-prokurorja speciale Katica Janevë, e cila u dënua me 7 vjet burg dhe që nga viti 2021 po vuante dënimin në Burgun e Idrizovës, në muajin dhjetor u lirua me kusht dhe ka lënë institucionin korrektues.
Lajme nga vendi
Osmani: Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është shembull klasik i mashtrimit politik
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani sot përsëri e kritikuar ligjin për përfaqësim adekuat dhe të drejtë. Ai shkruan se propozim ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është shembull klasik i mashtrimit politik.
“Shumë fjali t’bukura, shumë “vullnet të mirë”, por asnjë garanci reale. Ligjet nuk bahen për njerëz me qëllime të mira, ligjet bëhen pikërisht kur vullneti i mirë mungon, për t’i mbrojt qytetarët nga padrejtësia dhe arbitrariteti i pushtetit.
Dhe këtu është dallimi thelbësor me Balancuesin. Balancuesi ishte instrument konkret për zbatimin e amandamentin 6 të Kushtetutës, jo deklaratë politike.I ka mbrojtur të gjitha komunitetet, në çdo nivel. I ka mbrojt maqedonasit që në asnjë institucion të mos bien nën përqindjen e tyre në shtet, edhe aty ku nuk janë drejtues. I ka mbrojt shqiptarët, turqit, romët, vllehët.
Ia hiqte drejtuesve të institucioneve mundësinë të zgjedhin njerëz sipas preferencave etnike apo politike dhe i ka detyru t’i nënshtrohen një mekanizmi objektiv, ligjor dhe të automatizum, duke respektu plotësisht proceset e përzgjedhjes profesionale dhe meritokratike. Balancuesi nuk e ka anashkalu meritokracinë, përkundrazi, e ka mbrojt nga kapja politike. Heqja e Balancuesit është si heqja e klauzulës së inkluzionit në çdo shtet evropian.
Nuk është modernizim, është regres institucional. inkluzioni nuk është opinion dhe as modë ideologjike, është standard i përfshirjes dhe funksionimit të institucioneve moderne.
Më e rëndësishmja, Balancuesi ka vepru para punësimit, ex ante, e ka parandalu shkeljen, nuk e ka regjistru pasi është bë dëmi.E ka kthy barazinë nga vullnet i lirë në detyrim kushtetues.
Ky propozim ligj i ri e bën të kundërtën. E zhvendos barazinë nga e drejtë në dëshirë, nga obligim në politikë publike, në një shoqëri me paragjykime reale etnike”, shkruan Osmani në profilin e tij në Facebook.
Ai shton se ky ligj nuk duhet të kaloj.
Lajme nga vendi
Jep dorëheqje kryeprokurori Kocevski
Lubço Kocevski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se ka parashtruar dorëheqje të parevokueshme, shkruan TV21. Ky veprim i Kovevskit vjen ditën kur Kuvendi duhej të vendoste për shkarkimin e tij.
“Parashtrova dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Funksion ky që në më pak se dy vjet, e kam kryer në mënyrë të ndershme, me dinjitet dhe nga ku largohem krenar me kokën e ngritur lartë, por edhe i dëshpëruar”, tha Kocevski.
-
Lajme nga vendi2 months agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi1 month agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga vendi2 months agoDogana konfiskoi 130 kilogramë mariuhanë

