Connect with us

Lajme nga vendi

VLEN: Tetova nuk është mall pazari për Levicën dhe BDI/AKI-në!

Published

on

Nga koalicioni VLEN akuzojnë koalicionin AKI për bashkëpunim me partinë Levica në Tetovë. Nga VLEN thonë se dëshmi për këtë janë disa pamje që janë shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohet se darkojnë përfaqësues të AKI-së dhe Levicës.

“Çfarë pazari ka bërë në këmbim të votave të Levicës në Tetovë?T etova nuk është mall pazari, andaj më 2 nëntor, tetovarët do të flasin me një zë të qartë: PO për Bilall Kasamin. Opinioni është tronditur, por vetëm Bajram Rexhepi s’u skuq e as s’u pendua. Pasi u kap me presh për dore në takime me përfaqësues të Levicës, partisë që njihet për qëndrimet e saj anti-NATO, anti-perëndimore dhe anti-shqiptare, kandidati i BDI/AKI-së u përpoq ta mohojë skandalin me justifikime qesharake. Por fotografitë flasin vetë, Bajram Rexhepi u ul me ata që fyejnë gjithçka që është shqiptare, vetëm për të siguruar një grusht vota për shpëtim politik”, thonë mes tjerash nga VLEN.

Lajme nga vendi

Flamuri i Maqedonisë së Veriut në vend të 8, u shfaq me 12 rreze!, akuza për skandal në festë shtetërore

Published

on

Mbrëmjen e djeshme, gjatë festimit të madh në Ohër në kuadër të shënimit të 35-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, është shfaqur një flamur me 12 rreze në vend të 8 rrezeve zyrtare.

Spektakli muzikor “Shkëlqeu fuqishëm dita” u mbajt në stadiumin “Burimet e Biljanës”. Ohri ishte stacioni i parë i turneut të paralajmëruar që pritet të përfshijë 11 qytete të vendit, ndërsa ngjarja përmbyllëse është paralajmëruar për më 4 shtator në Shkup.

Shfaqja e këtij flamuri ka nxitur reagime të ashpra nga opozita.

“Në një festim zyrtar shtetëror për 35-vjetorin e pavarësisë, të paguar me shuma të mëdha parash nga qytetarët, qeveria e Mickoskit e gaboi flamurin e Maqedonisë”, deklaruan nga LSDM.

Nga kjo parti kërkuan që Qeveria të bëjë publike se cila kompani ka qenë e angazhuar për organizimin e ngjarjes, të tregojë se sa mjete janë shpenzuar për këtë festë, si dhe të tregojë se kush do të mbajë përgjegjësi për këtë lëshim.

Advertisement

Por VMRO-DPMNE reagoi ndaj akuzave të LSDM-së për flamurin gjatë koncertit për 35-vjetorin e pavarësisë, duke sqaruar se bëhej fjalë për një instalacion artistik ku dielli me shumë rreze transformohet në flamurin me tetë rreze. Nga kjo parti deklaruan se LSDM-ja — e cila ka ndryshuar flamurin, emrin dhe Kushtetutën — nuk ka asnjë kredibilitet të flasë për ulje të dinjitetit shtetëror. (INA)

Continue Reading

Lajme nga vendi

Të enjten dhe premten priten reshje shiu

Published

on

Sot moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite, në disa vende do të ketë kushte për paqëndrueshmëri të izoluar, me reshje të shkurtra dhe të rrëmbyeshme shiu, si dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 14 deri në 24 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 32 deri në 40 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 40 gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të vazhdojë periudha me mot me diell dhe shumë të ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Temperaturat gjatë ditës në disa vende do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius. Temperaturat e larta do të mbeten të pranishme edhe gjatë orëve të natës.

Advertisement

Të enjten dhe të premten do të ketë kushte për paqëndrueshmëri atmosferike, reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Instituti i Shëndetit me këshilla për personat mbi 65 vjeç gjatë të nxehtit

Published

on

Personat mbi 65 vjeç janë më të ndjeshëm ndaj efekteve shëndetësore të temperaturave të larta dhe valëve të të nxehtit. Sipas rekomandimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, personat mbi 65 vjeç konsiderohen një nga kategoritë e rrezikuara të popullsisë. Me kalimin e moshës, organizmi e ka më të vështirë të përshtatet me temperaturat e larta. Përveç kësaj, të moshuarit më shpesh kanë sëmundje kronike dhe përdorin terapi të rregullt, ndërsa disa ilaçe mund të ndikojnë në reagimet normale të organizmit ndaj nxehtësisë, thuhet në njoftimin e sotëm të Institutit të Shëndetit Publik, ku janë paraqitur edhe masa dhe rekomandime për këtë grup qytetarësh, përcjell TV21. Nga Instituti bëjnë thirrje që të respektohen masat dhe rekomandimet për mbrojtjen nga temperaturat e larta, të cilat vlejnë për të gjithë popullatën, por veçanërisht theksojnë:

-Shmangni ekspozimin në diell, përfshirë punën dhe aktivitetet fizike në ambiente të hapura, nga ora 11:00 deri në 17:00.

-Vishni rroba të lehta, me ngjyra të çelëta dhe të gjera, përdorni syze dielli dhe kapelë me strehë të gjerë.

-Kur ekspozoheni në diell, përdorni krem mbrojtës me faktor SPF 30 ose më të lartë.

-Konsumoni mjaftueshëm lëngje dhe mos prisni të ndjeni etje për të pirë ujë.

Advertisement

-Shmangni pijet alkoolike dhe kufizoni pijet që përmbajnë kafeinë.

Nëse mjeku ju ka kufizuar marrjen e lëngjeve për shkak të një gjendjeje shëndetësore, konsultohuni me të për sasinë e lëngjeve që duhet të konsumoni gjatë motit të nxehtë.

-Mbani temperaturë konstante në shtëpi dhe shmangni ngrohjen e saj të mëtejshme.

-Gjatë ditës përdorni roleta, perde ose mënyra të tjera për të mbrojtur ambientet nga rrezet direkte të diellit. Ajrosni dhomat kur temperatura jashtë është më e ulët.

-Nëse përdorni kondicioner, shmangni ftohjen e tepërt të ambientit dhe ndryshimet e menjëhershme të temperaturës.

Advertisement

-Shmangni përdorimin e sobës, furrës dhe pajisjeve të tjera që e ngrohin më tej shtëpinë, veçanërisht nga ora 13:00 deri në 17:00.

Gjithashtu, rekomandohet që trupi të freskohet.

-Freskojeni trupin. Bëni dush me ujë të vakët ose më të freskët, përdorni peshqirë të lagur dhe qëndroni në pjesën më të freskët të shtëpisë ose në një ambient me klimë, nëse është e mundur.

-Nëse keni sëmundje kronike, respektoni me kujdes rekomandimet dhe merrni rregullisht terapinë e përshkruar.

-Mos e ndryshoni dhe mos e ndërprisni terapinë pa u konsultuar me mjekun.

Advertisement

-Në rast të ndryshimit ose përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, konsultohuni patjetër me mjekun amë.

-Mbani kontakte të rregullta me familjarët, miqtë dhe fqinjët.

Nëse jetoni vetëm, gjatë periudhave me temperatura të larta është veçanërisht e rëndësishme të komunikoni rregullisht me personat e afërt, në mënyrë që të identifikohen me kohë ndryshimet eventuale në gjendjen shëndetësore dhe të sigurohet ndihma nëse është e nevojshme, theksojnë nga Instituti.

Continue Reading

Më të lexuarat