Connect with us

Lajme nga vendi

Mbeturinat plastike mbi lumin Vardar, kërcënim për shëndetin e qytetarëve

Published

on

Mijëra shishe dhe paketime plastike që notojnë në lumin Vardar në rajonin e Tetovës kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Nga Komuna e Jegunovcës theksuan se mbeturinat plastike vinin nga komunat fqinje. Policia ka ngritur një padi penale kundër një autori të panjohur.
“Lumi Vardar edhe në pranverë dhe vjeshtë nuk ka lënë pasoja, siç ishte në të kaluarën dhe nga ato arsye Vardari nuk ka lënë pasoja të vetë banorëve të fshatit Jegonovcë. Këto mbeturina janë të hedhura,  ashtu siç ju thashë, nga komunat fqinje ku kalon lumi Vardar dhe këto mbeturina lumi i ka sjellë këtu.”, – deklaroi kryetari i Komunës së Jegunovcës, Dimitar Kostadinoski.
“Çdo familje, çdo kompani që kanë nënshkruar një marrëveshje me ndërmarrjen publike, secila prej tyre është detyruar të marrë një kosh për mbeturinat komunale. Me këtë është vepruar për të zvogëluar deponitë e egra. Ne si komunë e Jegunovcës kemi vendosur edhe kamera në pikat kritike, rreth dhjetë deri në pesëmbëdhjetë kamera, ato janë solare dhe kemi zbuluar deponi të egra, mundohemi që të ulim numrin e tyre, t’i pastrojmë.”, – theksoi inspektori komunal – Jegunovcë, Stojançe Antovski.
Edhe ekologët kërkojnë përgjegjësi dhe më shumë kujdes ndaj ambientit jetësor nga ana e qytetarëve dhe komunave.
“Fshatarët të cilët hedhin mbeturinat atje, nëse nuk kanë zgjidhje dhe nëse mungon një deponi rajonale që punon sipas standardeve, kjo do të na përsëritet çdo herë dhe çdoherë do të kemi këtë situatë. Kjo ishte një katastrofë ekologjike, sepse bëhet fjalë për mbeturina plastike të cilat nuk zhduken, por mbeten aty dhe mund të kërcënojnë shëndetin e qytetarëve.”, – u shpreh Elena Nikollovska -“Eko-Svest”.
Nga Ministria e Ambientit Jetësor, sanimi dhe kontrolli i deponive të egra janë në kompetencë të komunave dhe në shërbimet e tyre inspektuese dhe thonë se po përgatiten për kontrolle më efikase. VLORA LATIFI TOPOJANI

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat