Lajme nga vendi
Arsovska fali sulmuesin, Nuredini mori dënim me kusht
Dënim me kusht prej dy vitesh burg mori Rexhep Nuredini për sulmin ndaj kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, incident që ndodhi në qershor të këtij viti në Çair, përcjell TV21. Gjykata Penale e shqiptoi dënimin bazuar në pranimin e fajit, me kusht që ai gjatë pesë viteve të ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale.
Avokati Naser Raufi deklaroi se i akuzuari ka treguar pendim të sinqertë dhe ka kontribuar për përfundimin e shpejtë të procedurës, ndërsa kryetarja ia ka falur dhe nuk ka paraqitur kërkesë për kompensim material-ligjor. Sulmi ndodhi gjatë kontrollit të një ndërtese pa leje, ndërsa Nuredini akuzohej për veprën penale “dhunë”.
Lajme nga vendi
Taravari: Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Lirim Hajredinit
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Lirim Hajredinit, drejtor operativ i televizionit Alsat-M dhe një emër i njohur i medias shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Humbja e tij është e rëndë para së gjithash për familjen dhe të afërmit, por edhe për kolegët dhe gjithë komunitetin mediatik, ku për shumë vite dha kontributin e tij profesional.
Aleanca për Shqiptarët i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hajredini, të afërmve, miqve dhe kolegëve të tij në televizionin Alsat.
Në këto momente të dhimbshme, jemi pranë familjes dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan Lirimin.
Lajme nga vendi
Angellov: Dje ishte dita më e vështirë e këtij sezoni me zjarret
Dje ishte dita më e vështirë e këtij sezoni zjarresh për sa i përket kërcënimit për zonat e populluara, pasi patëm dy zjarre alarmante, tha Stojançe Angellov, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH).
Situata ishte veçanërisht e vështirë në fshatin Bogomillë në komunën e Çashkës, ku zjarri arriti në shtëpitë e para. Reagimi i shpejtë i popullsisë lokale, së bashku me ndërhyrjen e zjarrfikësve të Velesit, parandaloi që zjarri të shkaktonte një katastrofë më të madhe.
Më kritikja ishte në Rajonin e Pelagonisë, ku zjarret kërcënuan fshatrat Ivanovci, Lozneni dhe Novo Selane. Angellov personalisht mbërriti në Lozneni, ku, siç e përshkroi ai, vija e zjarrit ishte vetëm pesëdhjetë metra larg shtëpive dhe lëvizte nëpër bar të thatë mbi gjysmë metri të lartë.
“Deri në orën 7:30 e mëngjesit të sotëm, në vend janë regjistruar gjithsej 40 zjarre, nga të cilat gjashtë janë aktive, tre janë nën kontroll dhe 31 janë shuar”, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësra
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësra.
Në orët e pasdites pritet të ketë reshje të shiut dhe erë të fortë.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri 19 gradë, ndëra temperaturat maksimale do të lëvizin nga 28 deri 33 gradë celsius.
Edhe për nesër moti pritet të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje lokale të shiut.

