Connect with us

Lajme nga vendi

ASHMAA: Në mesnatë fillon heshtja zgjedhore për rrethin e dytë të Zgjedhjeve Lokale 2025

Published

on

Me ditën e sotme përfundon fushata zgjedhore për rrethin e dytë të Zgjedhjeve Lokale 2025, gjegjësisht nga mesnata fillon heshtja zgjedhore e cila zgjat deri në orën 19:00 më 2 nëntor të vitit 2025. Gjatë heshtjes zgjedhore mediat vazhojnë të raportojnë për zgjedhjet dhe për rrjedhën e votimit, por nuk guxon të emetohet asnjë nga format e prezantimit mediatik zgjedhor, bëhet e ditur në kumtesën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale.

Nga ASHMAA theksojnë se gjatë raportimit në ditët e heshtjes zgjedhore konsiderohet transmetimi i çdo informacioni, fotografie, materiali audio dhe audiovizual që lidhet me ose përfshin pjesëmarrësit në zgjedhje, çdo formë e raportimit mediatik që është hapur ose fshehurazi në funksion të fushatës së dikujt dhe mund të ndikojë në vendimin e votuesve, të dhëna që zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi në ditën e votimit; si dhe deklaratat e kandidatëve në procesin zgjedhor, përfaqësuesve të partive politike dhe mbajtësve të funksioneve në organet e pushtetit.

Agjencia pret që të gjitha mediat, duke filluar prej sonte në mesnatë, ta përshtatin programin e tyre me heshtjen zgjedhore.

Lajme nga vendi

Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”

Published

on

Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov.

Ai tha se për momentin nuk mund të ndajë më shumë informata, sepse presin udhëzime nga Prokuroria themelore publike.

Përndryshe Gjorgjievski është njëri prej të dënuarve për 27 Prillin, ndërkaq u dënua me 13 vite burg.

Në rrjetet sociale po shpërndahet informata për vdekjen e Gjorgjievskit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Një 15-vjeçare u sulmua fizikisht nga tre vajza të mitura në Shkup

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të dhunës mes vajzave të mitura në Shkup.

“Më 31 tetor 2025, rreth orës 21:00, në SPB Shkup, M.S. (57) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 15:00, në territorin e Komunës Aerodrom në Shkup, vajza e saj 15-vjeçare është sulmuar fizikisht nga tre vajza të mitura, të cilat ajo i njihte. Njëra prej tyre ka përdorur një objekt të fortë gjatë sulmit”, qëndron në buletinin e MPB-së.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./TV21

Continue Reading

Lajme nga vendi

Skandal në “Ekonominë e Ujërave”, filiali Gostivar! Drejtoresha e rrahu punëtoren!

Published

on

Një skandal ka ndodhur në filialin e Ekonomisë së Ujërave në Gostivar. Punëtorja ka denoncuar në Polici se është rrahur nga drejtoresha.

“Më datë 31.10.2025 në orën 12:45 në DPB Gostivar, N.J. (48) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 11:20 në vendin e saj të punës në filialin e Ekonomisë së Ujërave, filiali në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga drejtoresha J.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në raportin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, njofton TV21.

Continue Reading

Më të lexuarat