Connect with us

Lajme nga vendi

Dogana konfiskoi 130 kilogramë mariuhanë

Published

on

Drejtoria e Doganave konfiskoi 130 kilogramë mariuhanë e cila në tregun e “zi” do të kushtonte mbi 700 000 euro.

Me këtë, siç tha sot drejtori i Drejtorisë, Boban Nikollovski, është parandaluar kanal ndërkombëtar i tregtisë së jashtëligjshme me drogë.

Sipas Nikollovskit, bëhet fjalë për mariuhanë cilësore e cila, sa më shpejt që është e mundur, do t’i dorëzohet Agjencisë për Konfiskimin e Pasurisë.

Një person është privuar nga liria dhe kundër tij është parashtruar kallëzim penal. Bëhet fjalë për shtetas serb, pronar dhe shofer i kompanisë transportuese të regjistruar në Lubjanë.

“Mariuhana është konfiskuar pa paralajmërim dhe kjo nuk ndodh çdo dit. Nëpunësit tanë kanë mjaftueshëm përvojë të vlerësojnë çka të kontrollojnë, ndërsa rezultati është më se i dukshëm”, theksoi Nikollovski në konferencë për media.

Advertisement

Siç informoi drejtori, duke drejtuar një automjet, në dalje të Maqedonisë, në vendkalimin kufitar Tabanoc, kryerësi ka bërë përpjekje ta fshehë mariuhanën, duke dhënë deklaratë të rreme te nëpunësit doganorë. Automjetin e kishte raportuar si të zbrazët dhe kishte thënë se nuk ka asgjë për doganim.

“Gjatë kontrollit, nëpunësit vunë re se paletat ishin riformësuar posaçërisht dhe jo në një formë standarde, dhe pas tyre ishin disa çanta. Kur u pyet për përmbajtjen e mallrave në çanta, shoferi deklaroi se po transportonte cigare dhe u përpoq të ofronte ryshfet, gjë që u refuzua menjëherë dhe vazhdoi me një kontroll të detajuar, gjatë të cilit në çanta u gjetën 131 pako me 130 kilogramë marihuanë”, theksoi Nikollovski.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat