Connect with us

Lajme nga vendi

Dauti: 10 komunat e fituara janë 10 vula legjitimiteti të VLEN-it si përfaqësues të shqiptarëve!

Published

on

 Zëvëndësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka shkruar se fitorja e VLEN-it është fitore e dyfishtë për shqiptarët, duke aluduar edhe në humbjen e AKI-së si fitore të shqiptarëve.
„ Kjo nuk është thjesht një fitore elektorale është një ndryshim epokal, një dëshmi e qartë se shqiptarët e vendit kanë zgjedhur rrugën e përgjegjësisë, transparencës dhe vizionit të ri qeverisës. Në vetëm pak muaj pjesëmarrjeje në pushtetin qendror, VLEN-i ka arritur të fitojë besimin e qytetarëve me hov të jashtëzakonshëm. Çdo votë e dhënë për këtë koalicion ishte një votë mirënjohjeje për punën, përkushtimin dhe seriozitetin tonë politik. Qytetarët e panë ndryshimin në stilin e qeverisjes, në mënyrën e komunikimit dhe në prioritetet që për herë të parë vendosën qytetarin para partisë. Prandaj, 10 komunat e fituara janë 10 vula legjitimiteti, që betonojnë praninë e VLEN-it si forcë qendrore dhe të pashmangshme në politikën shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Nga ana tjetër, fitorja e dytë e shqiptarëve është ndëshkimi që mori BDI-ja një parti që për vite të tëra mbajti pushtet absolut, por e keqpërdori atë. Arroganca, mungesa e vetëkritikës dhe abuzimi me besimin e qytetarëve u kthyen në bumerang. Populli shqiptar i dha një mesazh të qartë pushteti nuk është pronë, por përgjegjësi. Ky është verdikti i demokracisë VLEN u vlerësua, ndërsa BDI u dënua“, ka shkruar zëvëndësdrejtori, Mustafa Dauti.
Ai tutje ka shtuar që AKI-në e ka dërguar drejt humbjes totale koalicioni me dy krahët e ASH-së, Ziadin Selën dhe Arben Taravarin.
„Në fund, Sela e Taravari si dy mjek BDI-në nga vdekja klinike e ndihmuan për ta dërguar në vdekje biologjike. Prandaj, VLEN po betonohet si opsioni i vetëm që punon para se të premtojë, vepron para se të bëhet vonë”, ka përfunduar zëvëndësdrejtori, Dauti.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat